Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2020: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2020: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2020: Ujori dhe Peshqit

Shumë gjëra kanë ndodhur pas dyerve të mbyllura dhe duket se e gjithë vëmendja juaj është përqëndruar tek një pozicion i ri pune apo tek krijimi i një produkti të ri. Gjërat po shkojnë mirë, ndoshta edhe më mirë nga ç'mendoni ju. Ti s'mund ta dish çfarë diskutohet atje jashtë për ty, por ka vetëm gjëra pozitive, kështu që ki besim. Duhet të tregoheni të duruar pasi bisedat do të vijojnë gjer nga fundi i marsit. Njerëzit me të cilët po bisedon i dinë mirë kërkesat tuaja, kështu që prisni.

Aty nga data 23, Marsi do të punojë në favorin tuaj, kurse Urani do të shkëlqejë duke ju sjellë pafund surpriza. Gjatë bisedimeve që përmendëm më sipër, Mërkuri do të jetë në prapavijë, kështu që mos nxitoni. Vonesat janë në të mirën tuaj. Pozicioni të cilin po e kërkoni me aq ngulm ndoshta ju kërkon të punoni me dikë tjetër, rreth të cilit do të mësoni më shumë gjatë 8-9 shkurtit.

Prilli sjell lajme të reja në karrierë dhe ndoshta në maj, do të filloni punën e madhe që prisni. Sa më i rëndësishëm pozicioni i punës aq më shumë përkushtim dhe durim kërkon prej jush. Ke çdo kriter për të qenë ti kandidati i përzgjedhur.

Gjysma e parë e shkurtit do të jetë shumë sociale dhe do të kaloni mirë. Marsi, planeti i surprizave dhe i energjisë do të ndriçojë çdo sektor në të cilin shkon. Përsa i përket dashurisë, gjëra të reja ju presin.

Dhe s'kemi mbaruar ende! Hëna e Plotë e 8-9 shkurtit është në sektorin e lidhjeve/martesave/marrëdhënieve të reja , kështu që për ju Shën Valentini vjen më shpejt. Nuk përjashtohet as një propozim i mundshëm. Nëse ndiheni gati, s'ka asnjë arsye pse ta refuzoni. Thoni 'Po' dhe fejohuni! Kjo periudhë do t'ju motivojë shumë për të nisur një kapitull të ri në jetën tuaj.

Ka disa data që duhet t'i mbani shënim! E para është 5 shkurti, ditë në të cilën idetë që lidhen me shtëpinë do të shkëlqejnë. Nëse ju duhet të ndërroni shtëpi, apo të blini gjëra të reja për të, do të bëni zgjedhjet e duhura. Një tjetër ditë shumë e mirë është 21 shkurti, kur pozicioni i Marsit dhe Uranit do të sjellin aktivitete interesante që lidhen me shtëpinë dhe familjen. 

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2020: Ujori dhe Peshqit

Keni qenë pranë njerëzve të qeshur së fundmi dhe kjo tregon se po formoni një grup me njerëz që ju duan dhe ju mbështesin. Ky është vetëm fillimi pasi shumë njerëz të tillë të tjerë do të hyjnë në jetën tuaj këtë vit. Nëse jeni aktive në rrjete sociale, do të shihni që popullariteti do të rritet me shpejtësi. Duhet të kesh bërë gjëra shumë të mira që të tjerët po mblidhen rreth teje si bletët rreth mjaltit.

Edhe karriera po shkon për mrekulli. Marsi do ta ndihmojë shumë këtë aspekt deri në 16 shkurt. Nëse doni një punë të re, mos u mendo dy herë për të lënë një takim. 

Do të përfitoni shumë nga puna e bërë në 2019-ën, që do të thotë se 2020 vjen me të ardhura të shtuara. Punoni fort dy javët e para të shkurtit dhe pastaj mund të qetësoheni, të mos mendoni dhe të socializoheni me njerëz të rinj.

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 16 shkurti deri në 9 mars dhe kjo periudhë do të ndikojë tek ju më shumë se të tjerët. Nuk është mirë të firmosni, apo të përfundoni marrëveshje gjatë këtyre datave. Përpiquni t'i mbyllni bisedimet në fillim të muajit, ose shtyjini për në 11 mars. Shmageni veten nga ditët e parë dhe të fundit të prapavijës.

Momenti më i bukur i muajit do të jetë ditëlindja juaj! 23 shkurti do t'ju sjellë një dhuratë që do t'ju surprizojë pafund. Shqyrtoni me kujdes gjtihë ofertat që vijnë pas datës 23, pasi mund të gjeni gjëra shumë emocionuese.

Javët në vijim duken goxha premtuese, pasi do të merrni surpriza të cilat aq që i kishit menduar ndonjëherë. Marsi do t'ju japë energjinë dhe motivimin i cili ju duhej për të qenë më social. Mund të jeni pjesë e një kauze për bamirësi dhe rezultati i punës suaj do t'ju bëjë krenar.

Jupiteri dhe Neptuni do t'ju mbështesin dhe stimulojnë për të krijuar gjëra të reja dhe gjithashtu do të përmirësojnë dukshëm jetën tuaj sociale. Do të takoni njerëz të rinj, me të cilët do të ndiheni mirë. Mes tyre mund të njihni dikë që do të zgjojë ndjesi të lezetshme brenda jush. E rëndësishme është që në 2020-ën do të kuptoni se takimet me miqtë, qofshin të rinj apo të vjetër janë nektari i jetës tënde.

MOS I HUMBISNI