Relationships

I dashur armik/ armike!

Letra 1
Anonm te lutem. E dashur armike! Dua te te them ku je ti qe me hyre ne mesin tone ewme bere te vuaj aq shum? Ku je ti qe me thohe se I dashuri im ne ate kohe dhe i fejuari im tani te donte? Dua te ta shikoj njeher surratim dhe te te them disa fjale po ti si e perdale qe je me shmangesh... doja te te thoja qe sme ndave dot pavarsisht te gjitha fjaleve qe the per mua dhe e di PSE? Sepse un isha e drejte dhe te gjitha ato qe rhoje ti ishin mashtrime. Un isha e para e rik dhe jam e fundit debile. Me vjen shum neveri per ty sepse ke ngelur si sheet. Me pare te afroheshin te gjithe te ngacmonin sepse ishe e fresket dhe tani qe je 18 vjece sta var njeri. Pse moj injorante nga inati I tij u bere mishi I te tjereve? Shkoje me ke te dilte para? Ne koshen 14 vjecare ti ishe e capluar? Jam shum e lumtur she ty te uroj me te keqen qe me bere te vuaj aq shum. E di qe do e lexosh kte histori dhe do e kuptosh kush jam. Do kujtosh sa her te kam takuar, sa her te kam rrahur.... je per te ardhur keq moj femer pa vlere je shum e pavlere. Si motra qe jeni te 4 plera jeni. Mir ajo qe iku larg. Ju te treja ngelet ne shpi sju afrohet njeri se te atilla jeni. Faleminderit shum dhe postojeni ju lutem. Anonim se eshte adr e vellait ju lutem

Letra 2
"Per ty armiku im" -Sot po shkruaj,shume te verteta qe smunde ase vet ti besoj! Isha studente kur njoha,dike qe me te ndava cdo gje,i besova me shume se vetes. Cdo gje ecte mire,mese miri.  Mamaja mu semur me "kancer",dhe une u shkatrrova goxha, isha 2 muajsh shtatezan nderkoh me vdes dhe babi,nje bumbje e madhe smunda ta jepja lajmin tim qe mendoja se do i beja prindrit paksa te lumtur, isha mjafte i lidhur mbas babit ndaj mbetesha perdit ne varreza me ore te tera, dhe i fejuari ndryshoi vinte dore mbi mua,jo vetem ne varreza por duke qen shtatzan. Bashkjetuam diku te 5 muaj, une ndjehesha keq me shendetin, ai shpenzonte gjithcka per motrat e tij,dhe azgje per femijen ton te par qe do vinte ne jet dhe aqe me teper"gjasma"e donte shume. Behej i dhunshem,nuk them dhe une i kthehesha por smund ta duraja i kerkoja ndarje ai kerkonte falje dhe pasi e falja ngrinte perseri dor. U zgjata teper, por lindi djali, ishte nje operacion i veshtir dicka nuk shkonte me mua, atij sju be von. Cdo shpenzim per djalin,e kryeja une dhe nena ime. Ai vetem flinte dhe shkonte me jave te tera te motrat. U kthye kur djali mbushi 3 muajsh, bente si i dashur, madje une bera nje drek se kish ftuar dhe te afermit e tij qe do me vinin per her te par, ata sishin njerz,vetem njerz jo. Ky me gjuajti, motrat u sulen te me merrnin djalin, me kish vjedhur dhe leket e nenes sime. I ndam gjerat me polici... Cdo e drejt me ra mua,ai do te denohej,por une e fala,vetem e doja large jetes sime dhe te djalit. Ai e mori vesh,qe une isha me "kancer" nderkoh qe kryeja kemioterapit. Djali mbush nje vjec,dhe nuk pyeti vetem gjete menyr te me shqetsonte dhe te percillte mesazh qe mua zdo me gjente gje. Une gabova me ate njeri, por me fale o zote por deri ne vdekje do te jet "armiku ime i vetem" "do te doja anonim,ju faleminderit per kohen tuaj!"

Letra 3
persh anabel...jam nje lexuese e rregullt e kesaj faqe.. smendoja se do me vinte dhe mua radha te shkruaja nje leter ktu,por kur pash temen nuk hezitova ... Te them armike eshte fjale e paket per kte person ...por sdi cfar epiteti ti ve?? Ndoshta do mendoni kush qenka personi ne fjale? Eh kush do te ishte tjeter pervecse nje vjeherr??Nje vjeherr qe i tha te birit lere kte femer ne nje moment kur isha aq pran vdekjes??Nje vjeherr qe i tha te birit se dua nuse ne shtepi se ajo nuk do bej femij per shkak te operacionit qe kalova?Nje vjeherr qe dhe pse u largua ne momentin kur luftoja me jete a vdekje dhe qe kurr sme telefonoi apo te me shihte ne spital,por prap isha un ajo qe i shkova ne shtepi....dhe pas kesaj me tha qe ti ske vend ne shtepin time..Por pas shume perpjekjesh per te na ndare nuk ja arriti dot..sepse ku ka dashuri nuk degjohen zera te tjere pervec atij qe do..,Burri im jetonte jashte ndaj pas perfundimit te universitetit u shperngula dhe une bashk me te...vjerra donte te vinte ,,,,,prap se prap ,,per hir te burrit e prita ne shtepin time dhe pse ajo me perzuri nga shtepia saj....gjeti pune ktu ku jetojme dhe cdo fitim ja conte dashnorit .......nderkohe ne ishim pa pun si un si burri...........cdo pagese e benim ne me aq sa kishim mundesi...ajo kurr nuk tha qe kete fatur po e paguaj un meqe ju skeni pune...gjths nuk mbaron me kaq....linda nje djale te mrekullueshem..nje engjell qe dua me shum se jeten timee...mendoja se do i mbyllte gojen dhe asaj kur me thoshte qe ti nuk do besh kurr femij ,,,,me dhimbte ne shpirt kur degjoja te tilla fjale....qe nuk mora as ndihmen me te vogel nga ajo..sepse femija pare dhe sdija asgje...por kot nuk thone qe kur je ne veshtiresi e meson cdo gje...Per 1 vjetorin e djalit me erdhi familja ime qe te mos me linin vetem ne kete gezim aq te madh...por iken kok ulur dhe me mendje tek un...sepse e pane qe nuk isha e lumtur me ate ne shtepi...3 dite pasi u larguan u zura keq me vjerren...pasi ofendoj ata qe dua me shum dhe qe nuk lejoj njeri te flas keq....plasi nje debat shum i madh sa u kapen thikat neper duar...te mos kish qen per tim shoq...ajo do ishte harruar tani dhe une sdo isha duke shkruajtur ne kete faqe..Nuk fola gati nje vit me te dhe pse me nje shtepi te perbashket...shum here me ofendonte...shum here jam semur per shkak te fjalve te saj..sepse si natyre jam e ndjeshme dhe nuk duroj dot njeri te me ofendoj pa shkak...Pas shum kohesh ajo serish me fjale....nuk la menyree pa provuar te me ndante nga i biri...por kurr sja arriti...sepse isha me e forte se ajo...tani ajo eshte kthyer ne shqiperi sepse pati kriza nervore nga frika policise sepse ishte pa dokumenta...kam filluar te jetoj nje jete te dyte pas ikjes se saj....nuk di nese mund ta quaj urrejtje apo dicka tjeter?u perpoqa te shkonim mire.per hater te tim shoqi por xhelozia e saj per te birin i kalonte limitet...ju falenderoj qe lexuat letren timee.....ka shum shum gjera te shemtuara qe i evitova...i rash pak shkurt hahaha respektee te gjitheve..anonim te lutem

Letra 4
E dashur armike!  Eshte fjale e rende per te te cilesuar ty, femren qe me lindi. E di qe te gjithe do me gjykojne, por nuk e kane idene se si eshte te jetosh me nje nene te tille. Eshte e tmerrshme. Kur kam qene e vogel nuk para i vija re gjerat, me pas ne adoleshence fillova ti vija re, e me shqetesonin. Problemi eshte se ti "mamaja" ime nuk deshiroje qe une te te thoja mama. Me ke thene me thirr ne emer se nuk dua te dukem e vjeter. Kur ze shoqeri te re ajo u je prezantuar si motra ime, e me ke ndaluar qe tu them te verteten. Kur me ka pyetur mua ndonje qe na njeh per moshen me ndalon qe te them se sa jam ne te vertete. E te gjitha keto i ben sepse nuk do qe te dukesh e vjeter. Dreqi ta haje ti je nena ime e smund te sillesh sikur je me e vogel se une. Dreqi ta haje je 55 vjec e nuk te shkon ajo veshje qe ben. Pse dreqin perpiqesh qe te me kopjosh mua ne cdo gje qe une bej? Pse "mami" mundohesh te vishesh njelloj si une? Pse kur une blej nje bluze ti te nesermen do blesh nje identike per veten? Pse mundoshesh qe te dukesh si une? Kujton se une ndjehem mire kur dal me ty? Une vajza e veshur me rroba sportive dhe nena ime 30 vjet me e madhe se une e veshur po njelloj? Nuk te shkon ajo rrobe. Nuk eshte rroba ajo qe te rinon. Te urrej qe je munduar gjithnje te me ulesh ne syte e te tjereve. Te kam urryer sa here qe shoqet e mia vinin ne shtepine time per te ndejtur me mua dhe ti vije e beje muhabet me to nderkohe qe mua me coje qe te beja ndonje pune. Te kam urryer gjithnje u thoje shoqeve te mia "kjo nuk merr vesh nga moda, flisni me mua per fustanet, kjo le te rrije me ato rreckat sportive". Po ato rreckat sportive qe dikur i urreje sot po i pelqen. Pse? Sepse te bejne te dukesh me e re? Te urrej mami. Ti nuk je motra ime, as shoqja ime. Ti je mami im. E per aq kohe sa ma shpif duke u munduar qe te dukesh motra ime e vogel do te te urrej.  anonim te lutem!

Letra 5
E dashur armike! Une per ty gjithmone kam qene e tille por ti per mua jo sepse perball meje ishe shume e dobet dhe pa aftesi te mjaftueshme..Me vjen keq qe isha une qe edhe pse e dija qe ai ishte me ty nderhyva mes jush per tju ndare vetem sepse ti nuk me urreje,dhe nuk eshte faj im qe ai u dashurua me mua..Nuk e di pse gjithmone mundoheshe te hakmerreshe ndaj meje kur fajet ti kishte i dashuri yt dhe i imi gjithashtu.Me fal qe te detyrova te tentoje te vetvriteshe naten e ditelindjes time apo qe te bera qe te te pergojonte gjith qyteti pa bere asgje. Sot me vjen keq edhe kur e mbusha te dashurin kunder teje dhe te rrahu per vdekje.. Me vjen keq dhe per shuplaken qe more ne party-n qe organizoj universiteti..E dashur armike sot jam penduar per te gjitha keto sepse nuk ja vlejten,per ty ndoshta po sepse ti vazhdon te jesh me te,,ndersa une ka vite qe nuk jam me pjes e jetes tuaj,anonim nqse e publikoni

Letra 6
 "i dashur" armik ti je nje pis se me shume nuk te shaj dot ketu! Te futa ty ne shtepi si shok si mik e si vlla. Te ndihmova me lek kur skishe buke tu jepje kalamjave. Sa e sa here ti coja kalamajte ne shkolle bashke me te mite. Sa dreka e darka hengrem ne shpit e njer tjetrit dhe shqiptari thote qe aty ku haet buka skthehet kupa por ku njeh bese nje funderrin si puna jote. Te futa ne shtepi si vlla e te perzura nga shpia si plera qe je po thuaj falemnderit qe ste vrava se nuk i le femijet jetim per ty une. Te dhashe besen e ti shkove me gruan time por hallall u qoft se te dy fytyren treguat. Me ndave familjen e per ty femijt do rriten me prind te ndar. Po mos harro more mik armik se bota eshte ne rrota. Une ste vrava po sta harrova e do vij dita qe do te shkel me kemb si pushti qe je. Nga un di tvi fundi se sflas dot me gjuhen e rruges ktu mes grave por ..... Dhe po se lexove nje i njohur do dali ktu qe ta transmetoj mesazhin. Po ai e di dhe po su publikua...!!!

Letra 7
E dashur "armike"! Nuk te njihja dhe nuk e dija se kur do te te njihja. Kisha degjuar nga te tjeret qe vjehrrat jane shtriga. Kisha degjuar lloj lloj historish e padashur isha mbushur edhe une me mllef kundrejt asaj vjehrre te ardhshme te cilen ne fakt as nuk e njihja. Dija vetem qe ne nje te ardhme ti do ishte armikja ime e betuar. Ajo qe do me nxinte jeten. E te urreja pa te njohur, te urreja vetem nga statusi qe mbaje. Shpresoja shume qe djali me te cilin te dashurohesha te kishte vella me te vogel, qe ajo te mos jetonte me mua. E gjate kohes qe grumbulloja brenda vetes ndjenja te keqia per ty u dashurova me nje djale. Ishte djale i vetem e mua gjithnje me gerryente brenda vetes fakti se si do ia dilja gjithe jeten me ty, me armiken time. Ti e more vesh per lidhjen tone. Vete djali yt te tregoi. E c'bere? Bere ate qe une se prisja kurre nga ajo qe e mendoja armike. U lumturove aq shume qe une do isha nusja jote. Nuk e prisja kete gje "armikja ime". Nuk e prisja qe ne gjithe keto vite qe kam lidhje me djalin tend ti te me marresh shpesh here ne tel per te me pyetur se si jam. Me vjen turp nga vetja per te gjitha ato ndjenja qe kam ushqyer per ty pa te njohur. Nuk e di se si do shkojne gjerat me vone, por di qe ti ke nje zemer te paster, e une e ndjej veten me fat qe gjithe jeten do kem ne shtepine time nje "armike" si ty. Je e adhurueshme.

Letra 8
E dashur armike po te drejtohem edhe pse nuk jam e sigurte ne duhet te te quaj keshtu se nuk dua ta helmoj veten me te tilla fjale e urrejtje. Kane kaluar pak muaj qe kur pashe mesazhet e tua ne telefonin e tim shoqi.ti e di mire se u perpoqa te flas me ty si femra femres, si gruaja gruas por me injorove dhe ofendove. Ska problem. Deri diku te kuptoj se te gjithe jemi egoist per lumturine tone dhe ti mendon se do ta kesh ate me burrin tim. Por as une nuk do dorezohem derisa te ma thoje ai me gojen e vet qe te zgjedh ty.nuk besoj se ai do hedhi poshte gjithe keto vite por nqs ndodh dua te te them vetem ca gjera. Kur ai zgjohet ne mengjes nuk duhet ta ngacmosh deri sa pi kafen se behet nami. Kur pi gllenjken e pare te kafes ai teshtin gjithmone pastaj eshte ne rregull. Mos me pyet se as une nuk e di pse i ndodh. Ne mengjes aj do patjeter veze te skuqur por te skuqet shume se po qe e verdha e bute nuk ka per te ngrene deri pasdite. Kur ben dush harron gjithmon ta mari peshqirin po do qe tja cosh te dera menjehere por te ngrohur. Lajmet i sheh 5-6 here ne dite. Bej kujdes mos te haj domate se e ze stomaku gjith naten dhe e ben tragjike si femije. Po qave mos prit qe ai te vij te ngushelloj por as mos u merzit se iken ne dhomen tjeter se thjesht trembet nga lotet e eshte me i ndjeshem se ka qejf te shfaqet. Po ti thuash se eshte i ftohte ose arrogant i behet qejfi se ashtu do te jete por nuk eshte. Kur zihesh me te ai pi nje pakete per gjys ore por ka frike te afrohet te pajtohet, duhet ta besh vete e para. Pra armike e dashur nese e dashuon kete burre por nuk i di keto gjera ta njohesh kaq thelle, mendo mos po genjen veten se te terheq e ndaluara e jo dashuria. Nese je afte ta njohesh e ta trajtosh si une ua kam bere hallall "dashurine". Ne te kundert moj e dashur me ler ta rigjej burrin qe njoh brenda tij para se te hyje ti ne mes. Po te flas prape si femra femres pa ofendime. Anonim se do e kuptoj direkt ajo sapo te them qe punon bashke me burrin tim te rr.elb.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb