Bota

A na mbrojnë maskat nga Koronavirusi?

Shkruar nga Anabel

31 Janar 2020

A na mbrojnë maskat nga Koronavirusi?

Koronavirusi u shpall urgjencë me rëndësi ndërkombëtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke qenë se po vijon të përhapet edhe jashtë Kinës. Kjo e bën edhe më të nevojshëm shpërndarjen e çdo lloj informacioni në funksion të mbrojtjes ndaj tij.

Njerëzit nëpër qytete, aeroporte dhe kudo tjetër, kanë nisur (ndër të tjera) të vendosin maska mbrojtëse, për të shmangur mikrobin e virusit të kalojë nga një njeri tek tjetri.

Pyetja është: A na mbron maska nga Koronavirusi?

Sipas Centre for Disease Control (CDC), maska të këtij lloji janë dizenjuar për të ndaluar përhapjen e stërkalave të virusit që mund të gjenerohen kur një njeri i infektuar flet, kollitet apo teshtin. Këto stërkala, mund të transferojnë virusin tek personi i shëndetshëm nëse ai nuk ka një maskë të vendosur në fytyrë.

Në 2018-ën, ekspertë të Shëndetit Publik në Angli studiuan dhe arritën në përfundimin se efektiviteti i maskave është i kufizuar.

Sipas CBS News, industria e maskave mbrojtëse është në kulmin e saj, pasi njerëzit po bëjnë çdo gjë për të mbrojtur jetën e tyre dhe të familjarëve, por a na mbron nga Koronavirusi?

"Nuk ka prova të mjaftueshme që sugjerojnë se mbajtja e një maske nga publiku i gjerë, sjell përfitime. Public Health Wales nuk do t'i inkurajonte njerëzit të blinin dhe të vendosnin një maske, përjashto këtu rasin kur një mjek ua ka kërkuar diçka të tillë."- është shprehur për BBC një prej përfaqësuesëve të Shëndetit Publik në Wales.

Ç'duhet të bëjmë për t'u mbrojtur? Duart duhen larë rregullisht me sapun dhe evitoni sa të mundni prekjen e syve, hundës apo gojës. Kështu do të parandaloni mikrobet që merrni nga sipërfaqja.

MOS I HUMBISNI