Anabelizim

Ndoshta e dua vërtet Tropojën

Ndoshta e dua vërtet Tropojën

Para se të shihja “I love Tropoja,” bëra diçka të zgjuar: Shmanga trailerin, reklamat, intervistat e Ermal Mamaqit, përshtypjet e të tjerëve dhe gjithë materialet promovuese që m’u servirën pambarimisht online. Jam e mendimit që një film, që të qëndrojë me dy këmbët e veta, nuk ka nevojë të më cimbisë orë e sekondë. Prandaj hyra në sallë e verbër, pa e ditur çfarë më priste, pa paragjykuar dhe pa kurrfarë anësie.

Landi (Ermal Mamaqi), një punonjës që bëhet drejtor banke në Tropojë, niset të jetojë në veri i trembur deri në palcë nga gjithë stereotipet që ka dëgjuar për tropojanët që janë të gjithë si “Marko from Tropozha.” Si pasojë e një incidenti – ngatërron derën e banjës me derën e Valbonës (Arjola Demiri) – kryeplaku i fshatit, babai i Valbonës (Bruno Shllaku), e detyron të martohet me të bijën. Nderi vihet mbi gjithçka në veri. Edhe pse Landi dhe Valbona janë të dy të lidhur me njerëz të tjerë, i binden fatit të tyre.

Si komedi romantike, filmi e bën si duhet punën e tij. Është i lehtë, argëtues dhe nuk pretendon të jetë më i thellë nga ç’është. Fotografia është në shumë rregull, kostumografia, skenografia, skenari po ashtu, aktrimi mirë, i gjithë filmi ishte në rregull. Jo i jashtëzakonshëm, jo i tmerrshëm. Thjesht në rregull. Për mendimin tim dhe për një producent të ri si Mamaqi, një film që është thjesht mirë, është goxha arritje. Ndoshta Mamaqi vërtet e konsideron si filmin më të mirë në historinë e filmave, por s’besoj se është nevoja ta shpreh që kjo deklaratë është tejet ambicioze dhe naive.

Ndoshta e dua vërtet Tropojën

Filmat që po prodhohen në vend të japin shpeshherë idenë sikur janë draft i parë, i papërpunuar. Ndoshta kjo s’është e vërtetë, por rezultati në ekran këtë ide më krijon. “I love Tropoja” nuk përbën përjashtim. Vihet re më së shumti në pavendosmërinë e filmit për t’u kualifikuar si një histori realiste apo një fabul komike prag absurdit. Do të doja të ishte fokusuar te njëra ose te tjetra –  ose tejet i vërtetë, ose tejet absurd – që të prezantohej me një identitet më të qartë dhe të mirëformuar.

Nëse zgjidhni ta shihni, nuk do të mërziteni, as do të shihni orën duke pritur të mbarojë; “I love Tropoja” është tamam një rrugëtim i këndshëm. Dinamika e krushqve, një çifti malësor dhe një çifti jugor është kaq qesharak dhe kaq e vërtetë një të njëjtën kohë. Si aktorë karriere, Bruno Shllaku krah Marjana Kondit dhe Bujar Asqeriu krah Pranvera Veizit, i mbushin me jetë të gjitha skenat bashkë. Janë absolutisht të preferuarit e mi në film. Irgen Çela, që luan rolin e vartësit të Landit dhe shokut të ngushtë, gjithashtu dha një performancë të shkëlqyer. Arjola Demiri dhe portreti i saj perfekt ishte mëse natyrale, edhe pse dialogu tek-tuk s’ishte i tillë. Performanca e Encës (të dashurës së Landit) në rolin më antipatik sot për sot, u mbyt disi nga të lartpërmendurit. Ndërsa Edi Rama (daja i Landit) ishte praktikisht vetja, prandaj s’e kuptoj nevojën për të krijuar një rol për të, kur fare mirë mund të ishte paraqitur si vetja. Rikthehemi sërish te dualiteti i “I love Tropoja,” realist apo absurd?

Gjithashtu, filmi nuk shpërbëu asnjë nga stereotipet që u nis të shpërbënte. Nëse në fillim të historisë tropojanët ishin të frikshëm dhe të rrezikshëm, në fund u vërtetua që ishin të tillë. Ama, shpresoj të ketë bërë që turistët ta shohin Tropojën si një destinacion të mrekullueshëm për pushime.

Ndoshta e dua vërtet Tropojën

Nëse donit ta shihnit, absolutisht shiheni. Nëse ju tundoi ky shkrim ta shihni, absolutisht shiheni. Nëse nuk keni pasur në asnjë moment asnjë pikë dëshire për ta parë, qëndroni në shtëpi. Ndonjëherë e përcaktojmë çfarë mendimi do të kemi për diçka pa e njohur akoma dhe prandaj kush nuk niset me mendje të hapur do të gjejë një mënyrë për ta urryer. Gjithë të tjerët jam e bindur që do të kënaqen.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Maybe I really love Tropoja

Ndoshta e dua vërtet Tropojën

Before watching "I Love Tropoja," I did something clever: Avoid the trailer, the ads, Ermal Mamaqi's interviews, the impressions of others, and all the promotional materials that I had endlessly served online. I am of the opinion that a film, with its two legs, does not need to crawl for hours and seconds. So I went into the blind room, not knowing what awaited me, without prejudice and without any bias.

Landi (Ermal Mamaqi), an employee who becomes a bank director in Tropoja, starts to live in the north shy of all the stereotypes he has heard about the Tropojans who are all like "Marko from Tropoja" as a result of an incident - confuses the bathroom door with Valbona's door (Arjola Demiri) - the village headman, Valbona's father (Bruno Shllaku), forces him to marry his daughter. Honor is placed above everything in the north. Although Landi and Valbona are both related to other people, they obey their fate.

As a romantic comedy, the film does its job properly. It's lightweight, fun and doesn't pretend to be deeper than it is. The photography is okay, the costume design, the scenography, the script as well, the director didn't stop there, the acting was good, the whole movie was fine. Not exceptional, not terrible. Just okay. In my opinion, and for a young producer like Mamaqi, a movie that is just fine is a great achievement. Maybe Mamaqi really considers it to be the best movie in movie history, but I don't think I need to say this statement is too ambitious and naive.

Films that are being produced locally often give the idea of being a first, raw draft. Maybe that's not true, but the result on screen gives me this idea. "I love Tropoja" is no exception. Most notable is the film's indecision to qualify as a realistic story or comic book in the wake of the absurd. I wish it had focused on one or the other - either too real or too absurd - to present itself with a clearer and better-informed identity.

If you choose to see it, you will not be bored, nor will you see the clock waiting to be over; "I love Tropoja" is a really fun ride. The dynamics of the elephants, a mountain couple and a southern couple are so funny and so real at the same time. As career actors, Bruno Shllaku alongside Marjana Kondi and Bujar Asqeriu alongside Spring Veizi, fill all the scenes together. They are absolutely my favorites in the movie. Irgen Cela, who plays Land's subordinate and close friend, also gave a great performance. Arjola Demiri and her perfect portrait were more than natural, though the dialogue was not. Enca (Landi's girlfriend) in the most unfriendly role to date struggled, but the performance remained amateurish. As Edi Rama (Land's uncle) was completely himself, so I do not understand the need to create a role for him, when he could well have been portrayed as himself. Returning to the duality of "I love Tropoja," realistic or absurd?

Also, the film did not break any of the stereotypes that were set to break. If at the beginning of history the Tropojans were scary and dangerous, in the end it turned out to be so. However, I hope it has made tourists see Tropoja as a great summer vacation destination.

If you wanted to see it, absolutely see it. If you were tempted to see this scripture, absolutely see it. If you have never had a desire to see it, stay home. Sometimes we determine what we will think of something without even knowing it, and so who does not start out with an open mind will find a way to hate it. I am convinced everyone else will enjoy it.