Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë bërë për herë të parë prindër! Pak minuta më parë ishte Alfio ai që bëri publik lajmin, përmes një postimi në llogarinë e Instagram-it.
"Sot, mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan. Sot, mësova përfundimisht çfarë është dashuria. Sot, jeta ime ndryshoi si kurrë më parë, sot erdhi tek ne Noah dhe babi Alfio me mami Fatmën janë njerëzit më të lumtur në botë!"- shkruan ai.
Në foto, shfaqet çifti bashkë teksa Fatma mban të porsalindur në krahë.
Ndonëse Alfio donte një emër italian për të birin, e ndërsa Fatma shqiptar, duket se ranë dakord për Noah,- emër me origjinë hebreje që do thotë "paqe", "rehati".
Lajmin e shtatzënisë,çifti e bëri publik në fund të shtatorit kur thanë gjithashtu se dasmën do ta bëjnë sapo djali të rritet paksa.