Shqipëria

A mund të infektoheni nga Koronavirusi prej pakove që vijnë nga Kina

Shkruar nga Anabel

28 Janar 2020

A mund të infektoheni nga Koronavirusi prej pakove që vijnë nga

Nëse keni porositur diçka nga Alibaba apo AliExpress, nuk jeni të vetmit. Nëse keni frikë ta merrni në postë se mos ju infekton me koronavirus, gjithashtu nuk jeni të vetmit. Dje, dhjetëra prej jush na pyetën në Instagram nëse mund t’i tërhiqnit pa frikë pakot e ardhura nga Kina dhe mesa duket, mundeni.

Të njëjtin shqetësim patën edhe disa amerikanë, të cilëve iu përgjigjën zyrtarë të Center for Disease Control. Nuk ka prova që vërtetojnë se koronavirusi mund të përhapet përmes mallrave të importuar.

“Në përgjithësi, ngaqë koronaviruset nuk mbijetojnë dot gjatë në sipërfaqe të pajeta, shanset që të përhapet nga produktet e ardhura nga Kina janë shumë të pakëta,” tha Dr. Nancy Messonnier e CDC.

Edhe në rastin më të keq -  e zëmë, një person i infektuar tështiu mbi çantën e porositur nga AliBaba, e nisi me postë dhe i ra në duar marrësit – rreziku është thuajse zero.

Mbi këtë virus specifik dihet shumë pak sepse është i ri, por simotrat e tij, SARS dhe MERS, mund të jetojnë vetëm për pak orë në sipërfaqen e një objekti. Që një pako të vijë nga Kina në Shqipëri, duhet të paktën një javë, kështu që virusi s’do të mbijetonte sa për të infektuar marrësin e pakos. Këta lloje virusesh mund të kalojnë nga njeriu në njeri.

Përshtatur nga Mercury News

MOS I HUMBISNI