Helikopteri në të cilën ndodhej Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë kishte leje të veçantë për të fluturuar, pavarësisht kushteve të vështira të motit.
Aksidenti që i mori jetën legjendës 41-vjeçar të basketbollit, vajzës së tij 13-vjeç dhe gjithë të tjerëve që ndodheshin brenda, thuhet se u shkaktua nga vështirësia e pilotit për të drejtuar qartë. Helikopteri po fluturonte nga Orange County, pas nisjes mëngjesin e të dielës (ora lokale e Californisë) dhe po qarkullonin në Burbank, ku po prisnin që qielli të pastrohej për të vijuar fluturimin.
Bazuar në audio recordet e shkëmbyera mes pilotit dhe kontrollit të trafikut ajëror, helikopterit iu dha një leje e veçantë që lejon pilotin dhe pasagjerët të vazhdojnë fluturimin edhe kur ka mjergull të dendur, siç kishte mëngjesin e djeshëm në Californinë Jugore.
Vendimet e pilotit janë pista kryesore e hetimit për të zbardhur shkakun e vërtet të aksidentit tragjik.
Më vonë, gjatë udhëtimit pak para se të humbiste kontakti me radion, piloti kishte kërkuar "ndjekje të fluturimit", që lejon kontrrollorët e trafikut të jenë në kontakt të vazhdueshëm me pilotin dhe të ndjekin udhëtimin, në rast se diçka shkon keq.
Dikush nga stafi iu përgjigj se helikopter ishte në nivel shumë të ulët për të fluturuar gjatë asaj kohe. Në kushte atmosferike si ato të djeshmit, zakonisht helikopterët nuk lejohen të fluturojnë.
Sot (e hënë, 27 janar) e gjithë bota po bën homazhe në nder të humbjes yllit të basketbollit, vajzës së tij Gianna dhe jetëve të tjera të humbura.
"Sa po fillonte të jetonte jetën! Ai e donte kaq shumë familjen e tij dhe shkonte me pasion të fortë drejt të ardhmes. Humbja e vajzës së tij, Gianna e bën këtë moment edhe më të tmerrshëm!"- shkruan presidenti Trump në Twitter.
Njerëz të thjeshtë, janë zgjuar më të trishtuar se kurrë për humbjen e Bryant, që për ta s'ishte vetëm një super yll ndërkombëtar, por edhe një hero i njerëzve!
"Ai s'ishte perfekt, por të gjithë kemi gabimet tona!"- shprehet dikush mes lotësh, referuar periudhës së errët të jetës së basketbollistit.
Burimi: The New York Times