Celebrity

‘Një klithmë për ndihmë’: Demi performon për herë të parë pas mbidozës

Shkruar nga Anabel

27 Janar 2020

‘Një klithmë për ndihmë’: Demi performon

Pas më shumë se një viti larg vëmendjes mediatike, Demi Lovato u kthye sërish në qendër të vëmendjes duke u ngjitur në skenën e Grammy Awards 2020, ku ofroi një performancë emocionuese.

Demi e shmangu Tapetin e Kuq, por u ngjit në skenë për t’iu kthyer sërish muzikës, që pas mbidozës së vitit 2018.

Lovato debutoi me një këngë të re, “Anyone”. Teksti i këngës u shkrua nga vetë Demi para se të shtrohej në spital. Disa ditë më parë, ajo e quajti këngën “një klithmë për ndihmë”.

‘Një klithmë për ndihmë’: Demi performon

“Unë i dëgjoj dhe i dëgjoj këto vargje si një klithmë për ndihmë,” tha Demi gjatë një interviste në New Music Daily me Zane Lowe. “Dhe kur e dëgjon fillon edhe mendon, ‘Si askush nuk e dëgjoi këtë këngë dhe të ndihmonte këtë vajzë?’.”

“Unë e regjistrova këngën dhe mendoja se isha mirë, kur qartazi nuk isha,” shtoi Lovato. “Madje e dëgjoj sërish dhe mendoj, “Oh Zot, sa dua të kthehem në kohë dhe të ndihmoj atë version të vetes.”

Demi nuk ka kënduar në skenë që nga fillimi i 2018-s dhe performanca e saj mahnitëse i emocionoi të gjithë.

“Jam përpjekur të flas me pianon,
Jam përpjekur të flas me kitaren,
Kam folur me imagjinatën,
Kam besuar te alkooli.
Jam përpjekur vazhdimisht
Kam treguar sekretet derisa zëri më shteroi
E lodhur nga biseda boshe
Sepse askush nuk më dëgjon më...” thotë Demi në një një pjesë.

Në korrik të 2018-s, Demi u shtrua në spital si pasojë e mbidozës. Ajo u kthye në jetë me anë të narcan, një medikamenti që përdoret për të trajtuar mbidozat e heroinës apo drogërave të tjera. Fillimisht, TMZ raportoi se këngëtarja kaloi në mbidozë heroine, por kjo u mohua më vonë nga një burim pranë saj.

Pasi gjendja e saj u stabilizua, Demi shkroi në Instagram në gusht të 2018:

“Unë kam qenë përherë transparente në lidhje me problemin me varësinë. Gjithë ç’kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket apo venitet me mua. Është diçka me të cilën më duhet të vazhdoj të përballem dhe nuk i kam dhënë fund ende.

Dua të falenderoj Zotin që më mbajti në jetë shëndoshë e mirë. Për fansat e mi: Ju jam shumë mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen gjatë javës së kaluar dhe më pas. Mendimet tuaja pozitive dhe lutjet më kanë ndihmuar të përballem me këtë moment të vështirë.

Tani më duhet kohë të përqëndrohem për të vazhduar të qëndroj esëll dhe për t'u marrë me rrugën drejt përmirësimit. S’do ta harroj kurrë dashurinë që treguat dhe mezi po pres ditën që do të them se ja dola.

Do të luftoj ende."

Në nëntor të 2019-s, në një intervistë për Teen Vogue, ajo u shpreh:

“Kur shoh veten në pasqyrë, shoh dikë që ka ka kaluar shumë. Jam përballur me shumë gjëra dhe shoh [në pasqyrë] një luftëtare. Nuk shoh një fitues kampionati, por shoh një luftëtare dhe dikë që do të vazhdojë të luftojë, pavarësisht vështirësive.”