Social Buzz

Djali më shembullor: Aktori u blen prindërve një shtëpi për t’i falenderuar për gjithçka

Shkruar nga Anabel

22 Janar 2020

Djali më shembullor: Aktori u blen prindërve një shtëpi

Ky është John Boyega, aktori britanik që u bë i famshëm prej rolit të Stormtrooper Finn në triologjinë e re të “Star Wars.” Dje, John pati nderin të shpallej unanimisht nga interneti si djali më shembullor.

27-vjeçari publikoi në Instagram një video nga momenti që surprizoi prindërit e ti nigeriano-britanikë me shtëpinë e ëndrrave. Gjithçka ndodhi në vitin 2017, por videoja u publikua dje.

Pasi u tha prindërve se duhet të shkonin në një apartament për një intervistë, Boyega falenderoi mamin dhe babin për mbështetjen e pareshtur që i kanë dhënë teksa ai përpiqej t’ia dilte si aktor.

Djali më shembullor: Aktori u blen prindërve një shtëpi

“Dua t’ju falenderoj për gjithçka që keni bërë për mua. Këto muajt e fundit jam marrë me një projekt të vogël dhe intervista është e gjitha një gënjeshtër. Kjo është shtëpia juaj, po ua prezantoj tani. Kjo është shtëpia juaj e re. Ju përket ju,” tha ai.

Aktori e quajti shtëpinë “një dhuratë të vogël në shenjë të mirënjohjes sime.” Ai shtoi: “Falë lutjeve tuaja arrita deri këtu. Falë aftësive dhe talentit që kam marrë nga lutjet tuaja. Sinqerisht, nga thellësia e zemrës sime, faleminderit shumë për gjithçka që keni bërë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by John Boyega (@johnboyega) on

I pushtuar nga emocionet, babai i John, Samson Boyega u përlot.

Djali më shembullor: Aktori u blen prindërve një shtëpi

Në një intervistë me Jimmy Fallon, aktori tha se e ëma, Abigail Boyega, ishte në dijeni të surprizës, por prap bëri sikur s’dinte gjë në sy të kamerave.

“Mami e dinte. E dinte që kisha blerë një shtëpi. Duhet t’ia thoja njërit në rast se tjetrit i binte infarkt në zemër. Të paktën të kenë si të shkojnë në spital,” shpjegoi ai. “Mami është shtylla e shtëpisë, është mbretëresha.”

Dhe si qershia mbi tortë ishte një Jaguar i parkuar jashtë shtëpisë.