Kur mendon që Kim Kardashian ka një llogari Instagram- i me 134 milionë ndjekës, detyrimisht logjika të çon të mendosh se 39- vjeçarja qëndron kushedi sa e sa orë në ditë duke u marrë me profilin e saj.
Ja që gjërat nuk janë përherë ashtu siç duken...
Në një intervistë për “Vogue’s 73 Questions” ylli i “Keeping Up With The Kardashians” rrëfeu se qëndron vetëm 30 minuta në ditë te llogaria e saj dhe se nuk i kontrollon fare mesazhet që i vijnë.
Po kështu, Kim pranoi se popullariteti që ka në botën virtuale është “një çmenduri”. Përsa i përket përzgjedhjes së postimeve, Kim bën dhe publikon thjesht atë që ndjen.
Në bisedë e sipër, Kim u pyet se çfarë pëlqen më së shumti te Kanye, një pyetjeje që iu përgjigj me “është gjithmonë vetja” si dhe çfarë kishte qenë gjëja më e çmendur që një fans kishte bërë për të.
Kardashian- i tregoi se dikush, një admirues i saj i kishte kërkuar ta adoptonte. Për më tepër ndiqni videon e plotë: