Shënim: Ky është një material i përgatitur nga Anabel.al bazuar mbi një punë kërkimore. Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë, qoftë edhe i cituar.

Një Dash përpiqet gjithnjë për të arritur qëllimin që i vendos vetes. Jeni mendimtarë të guximshëm, plot krijimtari, spontanitet dhe emocion. Njiheni për ambicien. Sidoqoftë, ndonjëherë jeni paksa të “padurueshëm” dhe reagoni shpejt në lidhje me çështje të caktuara.
Për shkak se ju pëlqen të luani me ekstremin, është e rëndësishme që të gjeni një mik që nuk e ka fare problem t’ju mbajë nën kontroll.
Miqtë tuaj idealë: Peshoret – Sali Berisha, Aurela Gaçe, Saimir Pirgu, Lori Hoxha, Valdrin Sahiti, Isli Islami, Enca, Noizy, Mozzik, Andresa etj.

Një Dem njihet për kokëfortësinë dhe këmbënguljen. Ju dalloheni për forcën, vullnetin dhe durimin e hekurt.
Për shkak se këmbëngulja juaj mund të shkaktojë debate, ju duhet të keni pranë miq paqësorë dhe më pak konfrontues se ju.
Miqtë tuaj idealë: Peshqit – Amarda Toska, Leonora Jakupi, Aurela Hoxha, Alban Ramosaj, Eni Shehu, Capital T, Artjola Toska, Big Mama, Arta Dade, Unikkatil etj.

Binjakët janë të zgjuar, kreativë dhe tepër të ndjeshëm. Ju dalloni për komunikimin dhe nevojën për liri.
Duke qenë se vlerësoni lirinë dhe origjinalitetin, po kështu duhet të jenë edhe miqtë tuaj. Të jenë të pavarur dhe të kuptojnë nevojën për hapësirë.
Miqtë tuaj idealë: Ujorët – Elvana Gjata, Çiljeta, Ismail Kadare, Almeda Abazi, Lyrical Son, Orinda Huta, Frederik Ndoci, Aldon Lipe, Mero Baze etj.

Gaforret nuk preferojnë të qëndrojnë në qendër të vëmendjes dhe kënaqen me gjëra të vogla në jetë, siç është qëndrimi gjatë kohës së lirë me familjen. Ju dalloni për faktin se jeni ambiciozë dhe vlerësoni mirësinë dhe përkushtimin. Udhëhiqeni shpeshherë nga zemra, jo nga truri.
Një Gaforre, që është tepër emocionale, i duhet pranë një mik që të jetë i drejtpërdrejtë në mënyrë që ta “mësojë” si të përballet me situatat e vështira.
Miqtë tuaj idealë: Bricjapët – Robert Ndrenika, Ben Blushi, Samir Mane, Alketa Vejsiu, Dojna Mema, Bora Zemani, Sara Hoxha, Eliza Dushku, Anila Basha, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Albi Nako, Dhurata Dora, Endrit Mërtiri, Suada Sherifi, Bekim Balaj, Gjiko etj.

Luani është një nga shenjat më dominuese në të gjithë zodiakun. Ju dalloni për faktin që drejtoheni drejt suksesit, pushtetit dhe respektit.
Një Luan ka nevojë që të ketë pranë dikë me të cilin të mos mërzitet. Luanit i nevojitet dikush që ta shtyjë që të dalë nga zona e rehatisë.
Miqtë tuaj idealë: Shigjetarët – Jozefina Topalli, Erion Veliaj, Rita Ora, Adelina Ismaili, Elgit Doda, Anxhelina Hadërgjonaj, Aulona Musta, Alberta Kamenica, Viola Gjoleka, Ernest Manaj, Kida, Majk, Tayna etj.

Virgjëreshat janë të njohura për inteligjencën dhe talentin në të biseduar. Nuk është çudi që ju të jeni personi i parë që shfaqeni sa herë dikush ka nevojë.
Virgjëreshave u duhet pranë një person po aq inteligjent sa ata, por që inteligjenca t’i bazohet në strategji dhe intuitë. Inteligjenca e Virgjëreshave lidhet zakonisht me të menduarit metodik dhe analitik.
Miqtë tuaj idealë: Akrepët – Pirro Çako, Anjeza Maja, Soni Malaj, Fatma Methasani, Rezarta Shkurta, Ana Haxhimali, Inis Gjoni, Klaudia Pepa, Bruno, Era Rusi, Bes Kallaku, Rina Balaj etj.

Peshoret i kushtojnë shumë rëndësi ekuilibrit. Jo pak diplomatë i përkasin shenjës së Peshores. Ju janë “njerëz të popullit” në çdo kuptim.
Një Peshore ka nevojë për dikë që ta bëjë të ndihet “i gjallë”. Duhet të keni pranë miq që ju shtyjnë të keni besim të vetja.
Miqtë tuaj idealë: Binjakët – Ardit Gjebrea, Lulzim Basha, Grida Duma, Venera Lumani, Armina Mevlani, Megi Pojani, Anxhela Martini, Roza Lati, Getinjo, Ornela Bregu, Miriam Cani, Eva Murati, Besa Kokëdhima, Drini Zeqo, Ledion Liço, Beatrix Ramosaj, Bojken Lako, Eni Çobani, Klajdi Haruni, Jonida Shehu, Zaimina, Eno Popi etj.

Akrepat janë shenja më misterioze e zodiakut. Edhe pse mund të përjetojnë një oqean emocionesh, një Akrep rrallë i shfaq para botës. Ju dalloni për faktin që jeni tepër të rezervuar.
Një Akrep ka nevojë që të ketë pranë njerëz inteligjentë, të cilët t’i bëjnë të ndihen të sigurtë.
Miqtë tuaj idealë: Gaforret – Edi Rama, Dalina Buzi, Rudina Xhunga, Era Istrefi, Klea Huta, Albana Osmani, Rozana Radi, Elita Rudi, Arilena Ara, Samanta Karavella, Valbona Selimllari, Big Basta, Getoar Selimi, 2po2, Tuna, Olta Gixhari, Ledri Vula, Stresi, Kelvi Kadilli, Blero, Olti Curri, Butrint Imeri etj.

Shigjetarët njihen për spontanitetin dhe gjallërinë për jetën. Ju dalloni për faktin që “rebeloheni” kundër kornizave dhe kufizimeve të ndryshme. Keni shpirt aventurierë.
Një Shigjetar ka nevojë për dikë që ta shtyjë që të ecë përpara. Pra, e thënë në mënyrë figurative, “i duhet karburant”.
Miqtë tuaj idealë: Dashi – Vera Grabocka, Monika Kryemadhi, Irma Libohova, Ilir Meta, Adi Krasta, Erion Braçe, Andi Bushati, Alban Skënderaj, Estela Ujka, Eneda Tarifa, Dafina Zeqiri, Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Pandi Laço, Marsela Çibukaj, Nora Istrefi, DJ Sardi, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Buta, Turjan Hyska, Fifi, Adelina Tahiri, Xhensila Myrtezaj, Lind Islami etj.

Bricjapët njihen për faktin se u shkojnë deri në fund qëllimeve që i vendosin vetes. Ju jeni sistematikë, të organizuar dhe të orientuar drejt strukturës.
Një Bricjap ka nevojë për dikë që t’i kuptojë qasjen praktike për t’i bërë gjërat. Keni nevojë për dikë që ta kuptojë durimin tuaj karakteristik.
Miqtë tuaj idealë: Demat – Blendi Fevziu, Arjan Çani, Arbana Osmani, Majlinda Bregu, Argjentina Ramosaj, Vesa Luma, Kastro Zizo, Fatma Haxhialiu, Bleona Qereti, Sokol Balla, Eli Fara, Marina Vjollca, Anjeza Shahini, Zanfina Ismaili etj.

Ekziston një arsye tepër e rëndësishme pse Ujorët janë të famshëm – sepse janë revolucionarë. Frika juaj më e madhe është të qenurit njësoj me të tjerët. Ju dalloni për faktin se dëshironi një realitet më përparimtar.
Një Ujor ka nevojë për dikë me të cilin ta ketë të lehtë të komunikojë dhe ta ndihmojë që të përqëndrohet te vetja. Ujori ka nevojë për një mik që ta lërë të qetë gjatë procesit krijues.
Miqtë tuaj idealë: Luanët – Lorik Cana, Dua Lipa, Lumi B, Hygerta Sako, Rudina Hajdari etj.

Peshqit duken të ndjeshëm, shumë të ndjeshëm. Ju dalloni për faktin që përpiqeni të përfshiheni emocionalisht në një raport. Jeni të zgjuar dhe përpiqeni gjithnjë që t’i inkurajoni të tjerët për të ecur përpara.
Një person i shenjës së Peshqve ka nevojë për dikë që “ta ulë me këmbë në tokë”. Ju duhet dikush që është i organizuar dhe mendon me gjakftohtësi.
Miqtë tuaj idealë: Virgjëreshat – Reshat Arbana, Fatos Nano, Mimi Kodheli, Rudina Magjistari, Emina Çunmulaj, Deamishel Hoxha, Albërie Hadërgjonaj, Eranda Libohova, Bebe Rexha, Flori Mumajesi, Mc Kresha, Ermal Fejzullahu, Luana Vjollca, Ronela Hajati, Loredana etj.