Metropolitan

Pse u fiksuam kaq keq me këto foto të Brad Pitt dhe Jennifer Aniston?

Pse u fiksuam kaq keq me këto foto të Brad Pitt dhe Jennifer Aniston?

Çfarë ndodhi këtë vit gjatë ceremonive të shumta të çmimeve do të harrohet. Filmat do të shuhen nga kujtesa, si shumë të tjerë para tyre. Aktorët fitues, brenda dhjetëvjeçarit të ardhshëm, do të jenë pjesë e arkivave të internetit. Të gjitha do të harrohen, me një përjashtim: fotot e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston që më në fund u ritakuan.

Fotoja u realizua gjatë Screen Actors Guild Awards këtë të dielë dhe të fal vetëm gëzim. Dyshja, dikur çifti i preferuar i Amerikës, janë të lumtur që takohen. Ndodhen në një korridor, të tejmbushur me njerëz, por prapë duket sikur veç tyre, s’ekziston tjetërkush.

Le ta analizojmë në kontekstin e fotove të tjera që u bënë atë mbrëmje. Në një foto, Brad në prapaskenë, i vetëm dhe i mahnitur, sheh Aniston që mban një fjalim në skenë. Në një foto tjetër ai i mban dorën Aniston teksa ajo largohet prej tij. Është thjesht e adhurueshme. Duket si një univers paralel, një univers ku ata s’u ndanë kurrë. Madje kanë edhe të njëjtin model flokësh. Një mrekulli.

Kush e di si do të ishte bota nëse Brad dhe Jennifer s’do të ishin ndarë kurrë. Sigurisht, s’do të kishim dëshmuar miliona kopertina revistash që e quajnë Jennifer “të gjorë” e “të shkretë,” por ndoshta romanca e tyre do të kishte efekte më të mëdha në botë. Ndoshta amerikanët do të ishin kaq të lumtur, sa Trump-i s’do të ishte bërë kurrë president. Ndoshta Britania e Madhe s’do të largohej nga Bashkimi Europian. Ndoshta në këtë univers, David Bowie s’ka vdekur. S’do ta marrim vesh kurrë.

Pse u fiksuam kaq keq me këto foto të Brad Pitt dhe Jennifer Aniston?

Çfarë i bën këto foto edhe më fantastike është fakti që të dy aktorët fituan çmime SAG: Pitt për rolin e tij në “Once Upon a Time in Hollywood” dhe Aniston për “The Morning Show.” Në momentin që u fotografuan, ata ishin të barabartë në çdo sens të fjalës. Janë në ditët e tyre më të mira dhe arritën në këtë pikë në të njëjtën kohë.

Lind pyetja në Pitt dhe Aniston do ta kapitalizojnë këtë foto dhe do të rimartohen. Sepse, nga perspektiva e marketingut, absolutisht duhet të rimartohen. Nëse Pitt triumfon gjatë Oscars muajin tjetër, fjalimi i tij duhet të përfshijë uljen në gjunjë dhe fjalët: “Jen, jam treguar budalla. Të lutem, martohu me mua.” Pas kësaj, Aniston do të ecte me nxitim drejt podiumit, me lot dhe rimel në faqe, për t’i thënë po. Pastaj ata puthen, Aniston ngel shtatzënë menjëherë dhe lind aty, në skenë. Vetëm kështu do të kënaqemi.

Në të kundërt, është thjesht një foto e dy aktorëve fitues që urojnë njëri-tjetrin shkurtimisht.

Burimi: The Guardian

REELS

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Why did we get so obsessed with these photos of Brad Pitt and Jennifer Aniston?

Pse u fiksuam kaq keq me këto foto të Brad Pitt dhe Jennifer Aniston?

What happened this year during numerous awards ceremonies will be forgotten. Movies will fade away like many others before them. The winning actors, within the next decade, will be part of the Internet archives. All will be forgotten, with one exception: photos of Brad Pitt and Jennifer Aniston finally reunited.

The photo was taken during the Screen Actors Guild Awards this Sunday and just to cheer you up. The pair, once America's favorite couple, are happy to meet. They happen in a corridor full of people, but it still looks like there is no one else besides them.

Let's analyze it in the context of other photos taken that evening. In one photo, Brad in the background, alone and captivated, sees Aniston delivering a speech on stage. In another picture he holds Aniston's hand as she leaves him. It's just adorable. It seems like a parallel universe, a universe where they were never separated. They even have the same hair style. A miracle.

Who knows what the world would be like if Brad and Jennifer had never been separated. Sure, we wouldn't have witnessed millions of magazine covers calling Jennifer "poor" and "desolate," but perhaps their romance would have far-reaching effects in the world. Perhaps Americans would be so happy that Trump would never become president. Maybe the UK would not leave the European Union. Perhaps in this universe, David Bowie is not dead. We will never know.

Pse u fiksuam kaq keq me këto foto të Brad Pitt dhe Jennifer Aniston?

What makes these photos even more fantastic is the fact that both actors won SAG awards: Pitt for his role in "Once Upon a Time in Hollywood" and Aniston for "The Morning Show." equal in every sense of the word. They are in their best days and reached this point at the same time.

The question arises in Pitt and Aniston will capitalize on this photo and remarry. Because, from a marketing perspective, they absolutely have to remarry. If Pitt triumphs during the Oscars next month, his speech should include kneeling and the words, "Jen, I'm stupid. Please marry me. ”After that, Aniston would hurry to the podium, tearfully and cheekily, to say yes. Then they kiss, Aniston becomes pregnant immediately and gives birth there, on stage. That is the only way we will enjoy ourselves.

In contrast, it's just a picture of two winning actors congratulating each other briefly.

Source: The Guardian