News

A është e vjedhur logoja e re e Tiranës?

A është e vjedhur logoja e re e Tiranës?

Më 8 shkurt 1920, Tirana u shpall përkohësisht kryeqytet dhe më vonë mori përfundimisht këtë status. Kjo do të thotë që pas thuajse tre javësh, do të festojë 100-vjetorin si kryeqytet. Me këtë rast, Bashkia e Tiranës hapi një garë për të zgjedhur logon e re që kremton njëherazi përvjetorin dhe qytetin.

Finaliste u përzgjodhën këto katër logo nga Kuadr, Florian Sallo, Blerim Tuzi dhe Karrota. Me një diferencë të ngushtë votash nga logoja e Florian Sallos, fitues u shpall krijimi i Karrotës, që luante me shkronjat për të përcjellë edhe numrin 100. Dizenjo është shumëngjyrësh, pakëz transparent dhe i mbivendosur.

Nuk qenë të paktë qytetarët që menduan se logoja është në mos e vjedhur, e frymëzuar më shumë se ç’duhet nga një krijim i dikujt tjetër. E krahasuan me një sërë logosh të ngjashme në të gjetura në internet dhe me logon e Expocity, hapësirën e panaireve dhe ekspozitave në dalje të Tiranës.  

Fisnik Ismaili, kreu i Karrotës – që gjithashtu ka ideuar dhe realizuar monumentin New Born në qendër të Prishtinës – reagoi përmes një statusi në Facebook ku publikoi vetë dizenjo të ngjashme dhe u përpoq të bënte dallimin mes trendit dhe plagjiaturës.

“Të nderuar gazetarë e dizajnera amatorë, për të akuzuar dikë për plagjiaturë duhet të paktën të keni një fije njohuri për dizajnin. Kryesorja, të dini të dalloni stilin (trendin/mediumin) prej konceptit. Dytësorja, mos të vuani prej kompleksit të mosdijes e të bëni të tilla gabime që të dukeni të ditur,” shpjegon Ismaili. “Këtu janë dhjetëra shembuj në botë të logove që përdorin stilin e njëjtë të dizajnit shumëngjyrësh, gjysmë të tejdukshëm, ku ngjyrat i hipin njëra-tjetrës dhe kombinohen. Google e përdor shumë së fundi. Por në dallim prej tyre, origjinaliteti i logos së Tiranës është pikërisht te gjetja e bukur e inkorporimit të numrit 100 në emër, duke përdorur stilin (trendin) në fjalë.”

Më pas, Ismaili rikujton kohën kur u ngrit New Born në Prishtinë dhe sipas tij, të njëjtët gazetarë e akuzuan si të vjedhur nga monumente të ngjashme në Amsterdam. Sidoqoftë, New Born fitoi shtatë çmime ndërkombëtare.

Në grupin privat në Facebook, Marketing in Albania, Gert Zenelaj, që siç u vetëdeklarua s’është as dizajner dhe as dizajner amator, ngre disa pyetje në lidhje me logon fituese.

Zenelaj nuk kupton ç’lidhje kanë ngjyrat me Tiranën sepse sipas tij, në qytet, me përjashtim të fasadave dhe gjelbërimit, nuk ka ngjyra. Së dyti, si do të aplikohet kjo logo shumëngjyrëshe në dokumentat bardhë e zi, ku do të përdoret përgjatë një viti. Në përfundim të statusit, Zenelaj shprehet se “nuk e akuzon Karrotën për plagjiaturë, por për mungesë kreativiteti dhe profesionalizmi.”

Në replikë të Gert Zenelaj, Ismaili mohon të ketë fituar se njihet me kryebashkiakun, zbulon se puna është bërë pa pagesë sepse “Karrota deshi t’i dhuronte diçka Tiranës.” Ai thotë se zgjodhi shumë ngjyra sepse “shumëngjyrësia simbolizon diversitetin: njerëzit e ndryshëm, objektet, profesionet e aktivitetet.”

Ismaili publikoi një propozim tjetër që nuk u përzgjodh finaliste ku vihet re i njëjti dizajn shumëngjyrësh dhe theksimi i numrit 100 në brendi të tekstit. Për sa i përket objekteve identifikuese të Tiranës, si Kulla e Sahatit (që ishte fokusi i logos së dytë më të votuar), Ismaili thotë se “zgjodhi një qasje tjetër me numra dhe ngjyra. Qëllimisht nuk e limitova me objekte të cilat sot janë, e nesër mund t’i zhdukë një tërmet.”

Gjithashtu, ai publikoi versionet bardhë e zi dhe negativin për t’iu përgjigjur një nga pyetjeve të ngritura.

Ismaili ka të drejtë kur thotë se logoja e Tiranës s’është as e para dhe as e fundit me këto ngjyra, font apo mbivendosje. Por mjafton ideja e vetmuar e inkorporimit të numrit 100 në emër për t’u quajtur origjinale. Teknikisht, edhe logoja e Lojërave Olimpike në Tokio 2020 ka vetëm rrathët olimpikë dhe vitin 2020, por ndërthurja e bën të veçantë.

A është e vjedhur logoja e re e Tiranës?

Sidoqoftë, një punë e mirë nuk ka nevojë të mbrohet kaq shumë.

Statusi i Gert Zenelaj

A është e vjedhur logoja e re e Tiranës?

A është e vjedhur logoja e re e Tiranës?

Fragmente të përgjigjeve të Fisnik Ismailit:

A është e vjedhur logoja e re e Tiranës?

A është e vjedhur logoja e re e Tiranës?

A është e vjedhur logoja e re e Tiranës?

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Is Tirana's new logo stolen?

Tirana was declared the capital at the Lushnja Congress, held on February 8, 1920. This means that after almost three weeks, it will celebrate its 100th anniversary as the capital. On this occasion, the Municipality of Tirana launched a competition to choose the new logo that celebrates both the anniversary and the city.

Finalists were selected for these four logos by Quadr, Florian Sallo, Blerim Tuzi and Carrot. With a narrow margin from the Florian Sallo logo, the winner was the creation of the Carrot, playing with the letters to convey the number 100. The design is colorful, slightly transparent and overlapping.

There were a few people who thought the logo was stolen, inspired more than anyone else's creation. They compared it with a series of similar logos found on the Internet and with the Expocity logo, the fairs and exhibitions space of Tirana's exit.

Fisnik Ismaili, the head of Carrot - who also designed and implemented the New Born monument in downtown Pristina - reacted via a Facebook status posting similar designs himself and trying to distinguish between trend and plagiarism.

“Dear journalist and amateur designers, to accuse someone of plagiarism you must at least have some knowledge of design. Foremost, know how to distinguish style (trend / medium) from concept. Second, do not suffer from the complex of ignorance and make such mistakes to appear knowledgeable, ”Ismaili explains. "Here are dozens of examples in the world of logos that use the same style of colorful, semi-translucent design, where colors blend into each other and combine. Google recently used it. But unlike them, the authenticity of the Tirana logo is precisely to find the beautiful incorporation of the number 100 in the name, using the style in question. ”

Ismail then recalled the time New Born was set up in Pristina, and according to him, the same journalists accused him of being stolen from similar monuments in Amsterdam. However, New Born won seven international awards.

In the private Facebook group, Marketing in Albania, Gert Zenelenberg, who is admittedly neither a designer nor an amateur designer, raises some questions about the winning logo.

Zenelenberg does not understand what the colors have to do with Tirana because, according to him, there are no colors in the city, with the exception of facades and greenery. Second, how will this colorful logo be applied to black and white documents, where it will be used throughout the year. At the end of the status, Zenelenberg says he "does not accuse Carrot of plagiarism, but of a lack of creativity and professionalism."

In response to Gert Zenelenberg, Ismail denies having won the mayor, reveals that the work was done for free because "Carrot wanted to donate something to Tirana." He says he chose many colors because "the color symbolizes diversity: different people , facilities, professions and activities. ”

Ismaili published another proposal that was not selected as a finalist with the same colorful design and highlighting of the number 100 inside the text. Regarding Tirana's identification objects, such as the Clock Tower (which was the focus of the second most-voted logo), Ismaili says he "chose a different approach with numbers and colors. I deliberately did not limit it to the objects that they are today, and tomorrow an earthquake could eradicate them. ”

He also published black and white versions of the negative to answer one of the questions raised.

Ismaili is right when he says that the Tirana logo is neither the first nor the last with these colors, fonts or overlays. But the lone idea of incorporating the number 100 into the name is enough to be called original. Technically, even the Tokyo 2020 Olympic Games logo has only the Olympic circles and the year 2020, but the combination makes it special.

A është e vjedhur logoja e re e Tiranës?

However, a good job does not need to be protected so much.