Showbiz

Ekskluzive: Zbulohet programi me beqarë i Luana Vjollcës në Top Channel

Ekskluzive: Zbulohet programi me beqarë i Luana Vjollcës në Top

Kur u përfol se Luana Vjollca do të moderonte “Big Brother,” Anabel zbuloi se në të vërtetë, ajo do të rikthehet në ekran me një program ku në qendër janë çiftet. Progami që do të ndërtohet në bazë të lojërave dhe çifteve shqiptare të panjohura për publikun do të jetë një version i game show australian, “Taken Out.”

Sipas formatit origjinal, i cili u zhvillua nga Freemantle në 2009-n, një burrë i vetëm vihet përballë 30 grave konkurrente që qëndrojnë në një podium të ndriçuar. Loja ndahet në tre segmente. Duke gjykuar vetëm nga pamja e burrit dhe nga një rresht informacion për të, gratë duhet të vendosin në duan ta mbajnë ndezur dritën apo duan ta fikin. Nëse e fikin, pra shprehin mospëlqim, nuk mund ta ndezin më. Në fazën tjetër, tregohet një video e beqarit që flet për cilësitë, aftësitë dhe parimet e tij. Sërish, gratë zgjedhin ta mbajnë dritën ndezur apo ta fikin. Tregohet një video tjetër e një familjari a miku të beqarit që flet për të. Gratë vendosin sërish. Nëse në fund të këtij procesi kanë mbetur më shumë se katër drita ndezur, beqari fik një prej tyre. Më pas, tre grave të mbetyra u bën një pyetje. Fik dritën e njërës. Pastaj u bën një pyetje dy grave të mbetura dhe fik dritën e njërës duke mbetur kështu me një partnere. Nëse gjatë lojës fiken të gjitha dritat, beqari largohet pa një takim.

Në versionin britanik, beqari vjen në skenë me ashensor, takon vajzat, prezantohet dhe thotë nga është. Në vend të videos së dytë, beqari britanik performon një talent në skenë ose lejon dikë t’i nxjerrë një sekret. Gjithashtu, kur hyn në skenë, beqari përzgjedh një vajzë si “dashuri me shikim të parë,” por  identiteti i saj mund ose mund të mos zbulohet në fund të puntatës.

Versioni kinez, që është jashtëzakonisht i suksesshëm, i jep mundësinë grave konkurrente të ndezin një dritë edhe më të fortë, që i bën menjëherë finaliste për të fituar një takim me beqarin.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për blerjen e patentës apo për frymëzim, si në rastin e versionit kinez.

Duke parë suksesin e “Përputhen,” që është goxha më i paqtë sesa një game show, edhe këtë format e presin ditë të mira.

REELS

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Top Channel's Luana Vjollca program unveiled

When it was rumored that Luana Vjollca would be moderating "Big Brother," Anabel revealed that in fact, she would be back on screen with a program centered on couples. The program, based on Albanian games and couples unknown to the public, will be a version of the Australian show, "Taken Out."

According to the original format, developed by Freemantle in 2009, a single man is confronted by 30 competing women standing on an illuminated podium. The game is divided into three segments. Judging only by the appearance of the man and a line of information about him, women must decide whether they want to keep the light on or want to turn it off. If they turn it off and then express dislike, they can no longer ignite it. The next stage shows a video of a bachelor talking about his qualities, abilities and principles. Again, women choose to keep the light on or off. Another video shows a bachelor's family friend or friend talking about him. Women decide again. If more than four lights are on at the end of this process, the single turns off one of them. She then asks a question to the three support women. Turn off the light of one. He then asks a question to the two remaining women and turns off the light of one remaining thus with a partner. If all the lights are turned off during the game, the bachelor leaves without an appointment.

In the British version, a bachelor comes to the elevator stage, meets the girls, introduces herself and says where she is from. Instead of the second video, the British single performs a talent on stage or lets someone reveal a secret. Also, when she enters the stage, the single chooses a girl as "love at first sight," but her identity may or may not be revealed at the end of the work.

The Chinese version, which is extremely successful, gives competing women the chance to shine an even brighter light, which makes them a finalist immediately to win a bachelorette.

It is not yet known whether it is a patent purchase or inspiration, as in the Chinese version.

Seeing the success of "Match," which is far more peaceful than a game show, this format is still looking for good days.