Mund ta konsiderojmë si zyrtarisht të mbyllur epokën e emrave: "Noel, Roel, Ema, Ina, Nicole", e shumë të tjerë të ngjashëm me to. Shqiptarët, vendosën t'i rikthehen trendit të dikurshëm të emrave dhe e kemi fjalën për emrat që prindërit e rinj të para viteve '90-të, zgjidhnin për të vegjëlit e tyre. Berat, Liri, Bukurie, Arben, Sokol-emra të frymëzuar nga shqipja!
Pas një dëshirë të gjatë për të huazuar emra të huaj, si për t'i dhënë një kuptim më të veçantë, shohim një tendencë të re. Në fakt, është thjesht një rikthim i së shkuarës që vjen i përmirësuar.
Personazhë të famshëm që janë bërë së fundmi prindër, ishin ata që përforcuan bindjen tonë rreth këtij fenomeni.
I fundit që i shtohet listës së emrave shqip, është bebushi i Miriam Canit dhe Alban Skënderajt! Çifti vendosi që djalin ta quaj Duam! Përveç arsyes që Miriami zbuloi në këtë postim, Duam- (më duaj/me dasht), është ndoshta fjala më "shqip" që provoi se mund të rrijë perfekt edhe si emër i përvetçëm.
Besi dhe Xhensila e quajtën të bijën Ajka që lidhet me "pjesën më të mirë" të jetës së tyre. “Ajka e jetës sonë,” shkroi Xhensila në Instagram në korrik të 2018-s.
Gjithashtu, Elita dhe Gjiko u bënë prindër të një vogëlushi, të cilin vendosën ta quajnë Zëri – tërësi tingujsh.
Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa zgjodhën Kajan. Ky emër gjendet në listën e emrave shqiptar të burrave. Po kështu të njëjtin emër mban edhe një fshat si dhe komunë e qytetit të Elbasanit.
Gjithashtu, djali i vogël i kryeministrit Rama mban emrin Zaho, emër i vjetër shqiptar.
Alban Dudushi dhe Bieta Sulo vendosën që ta quanin vogëlushin Kroi Art – kroi i dashurisë dhe një vepër arti.
Aktori i “Portokalli” Florjan Binaj dhe partnerja e tij Sabina u kthyen tek lashtësia, Glauk si mbeti Glauk i fisit ilir të Taulantëve, ndërsa vajza Krena për të përfaqësuar krenarinë.
Erion Isai gjithashtu i vendosi të bijës një emër sa melodioz aq edhe domethënës: Ajër.
Stina dhe Ajër janë dy emrat e përzgjedhur nga çifti i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga për vajzat e tyre.