Metropolitan

Joaquin Phoenix flet për vdekjen e të vëllait, një tjetër yll filmash!

Joaquin Phoenix flet për vdekjen e të vëllait, një

Joaquin Phoenix, ylli i filmit "Joker" gjatë intervistës së fundit për "60 Minutes" është ndalur gjatë tek vdekja e vëllait të tij, një tjetër yll filmash, River Phoenix.

River, u nda tragjikisht nga jeta në moshën 23-vjeçare duke lënë një ndikim të thellë në jetën e Joaquin-it dhe familjes së tij. 

Joaquin Phoenix flet për vdekjen e të vëllait, një
River Phoenix

"Ndjej se në çdo film që unë bëj ekziston një lidhje me River-in, në një mënyrë a një tjetër. Mendoj se të gjithë e ndjejmë prezencën dhe përkujdesin e tij në jetët tona."- u shpreh Joaquin, i cili tha se asokohe nuk ishte i vetëdijshëm për famën e të vëllait.

"Unë dhe familja ime kemi qenë gjithnjë të shkëputur nga bota e ekranit dhe argëtimit. Nuk shihnim televizion apo të lexonim gazeta. River ishte një aktor i përkryer, një yll kinemaje dhe ne nuk e dini. Kështu, gjatë kohës kur ti je më i ndjeshëm se kurrë, ka helikoptera sipër kokës tënde që përpiqen të zënë nga toka jote."- vijoi ai.

Përsa i përket nënës së tyre, aktori tha se ka momente që e kap dhimbja e hidhërimi, pasi akoma nuk e pranon humbjen e të birit.

"Ndjenja e hidhërimit mund të vijë nga hiçi. Mund të jem duke i dhënë makinës dhe krejt papritur, e ndjej. S'mund të bëj gjë tjetër veçse ta mirëpres."

River, vëllai i madh i Joaquin u nda nga jeta në 30 tetor të 1993-it, në “Viper Room”, club i Johnny Depp në Los Angeles. Shkaku i vdekjes mendohet të jetë overdoza. Ndonëse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga vdekja e tij, bota vijon ta përmend dhe ta dojë njësoj si atëherë kur e quajti talentin e tij fenomenal.

 

 

 

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Joaquin Phoenix talks about his brother's death, another movie star!

Joaquin Phoenix flet për vdekjen e të vëllait, një

Joaquin Phoenix, the star of the "Joker" movie during a recent interview for "60 Minutes" has long stopped at the death of his brother, another movie star, River Phoenix.

River tragically passed away at the age of 23 leaving a profound impact on the lives of Joaquin and his family.

Joaquin Phoenix flet për vdekjen e të vëllait, një
River Phoenix

"I feel that every film I make has a connection to River, one way or another. I think we all feel his presence and care in our lives," said Joaquin, who said at the time. was not aware of his brother's fame.

"Me and my family have always been disconnected from the world of screen and entertainment. We didn't watch television or read newspapers. River was a perfect actor, a movie star and we don't know. So, when you're the most sharply than ever, there are helicopters above your head trying to occupy your land. "- he continued.

Regarding their mother, the actor said that there are moments of pain and grief, as he still does not accept the loss of his son.

"The feeling of bitterness can come from nothing. I can be driving and all of a sudden, I feel it. I can do nothing but welcome it."