Dje, filloi të qarkullonte lajmi se ish-Miss Shqipëria, Agnesa Vuthaj, është e dashura e miliarderit indian, Cheetan Sandesara. Si provë, shërbente vetëm një video e Sandesara, realizuar në një avion privat, ku në sfond dëgjohej një zë gruaje që i kërkonte të thoshte diçka. Sipas Magazina.al, zëri i përket Agnesa Vuthajt dhe kjo është provë për lidhjen e tyre të dashurisë. Gjithashtu, më vonë, u tha se Sandesara ishte në procesin e blerjes së një hoteli të madh në Tiranë, i cili do të kalonte në pronësi të Vuthajt.
Në reagimin e saj zyrtar në Instagram, Vuthaj falenderoi së pari gazetarët që u interesuan në burim për të vërtetën dhe mohoi të jetë e lidhur me Sandesara-n. “ Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrë informacion të drejtpërdrejtë nga unë,” shkruan Vuthaj.
“E vërteta është që punoj për kompaninë miliarda dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e z. Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me kryeministrat e presidentët e rajonit dhe jo vetëm.
“Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, gjë që nuk ka arritur ta bëjë akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President [...]” vijon ajo.
Sipërmarrësja thekson se jo çdo marrëdhënie burrë-grua ka natyrë romantike. Ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune a familjare e "familja Sandesara për mua është një familje e dytë.”
“Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta, kam dalë hapur në çdo restorant të Tiranës e Prishtinës. Kam fluturuar me private jet nga Tirana për në Europë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zotërinë në foto, por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj, vëllain, djalin e stafin e tyre.
“Dhe për në fund, nëse do doja të zgjidhja një të dashur miliarder, do të zgjidhja djalin e z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma te fjala ime, te kombësia shqiptare,” përfundon ajo.
View this post on Instagram