Social Buzz

Krejt papritur, YouTuber-ja e famshme zbulon se është transgjinore!

Shkruar nga Anabel

13 Janar 2020

Krejt papritur, YouTuber-ja e famshme zbulon se është transgjinore!

Nikkie de Jager ose ("NikkieTutorials") siç njihet online ndau sot me ndjekësit të vërteten që fshihte prej kohësh. Një nga YouTuber-at më popullore të make up-it tha publikisht përmes një videoje se është transgjinore.

De Jager, YouTuber-ja gjermane që jeton në Hollandë ndau historinë me 12 milion njerëz që e ndjekin në kanalin e saj. Gjatë rrëfimit ajo falenderoi të ëmën duke e quajtur si mbështetjen më të madhe dhe se kanali në YouTube me këshillat e make up-it nisi gjatë kohës së tranzicionit të saj.

Gjatë rrëfimit ajo tha se e dinte që ishte vajzë që fëmijë. Që në moshën 6-vjeçare zgjati flokët dhe nisi të identifikohej si e tillë.

" Kam dashur gjithmonë ta ndaj këtë pjesë timen me ju. Thjesht doja ta bëja sipas kushteve të mia, por ja që jetojmë në një bote ku njerëzit i urrejnë ata që janë të vërtet me veten. Jam shantazhuar nga njerëz që donin t'ja tregonin medias historinë time, por kjo s'më frikësoi!- shprehet ajo në fillim të videos.

Disa fëmijë në klasë më kuptonin, të tjerë jo, por s'ka problem. Do t'i jem përgjithmonë mirënjohse edhe mësueseve që më mbështetën në këtë rrugëtim."

Ajo tha se nisi të merrte hormone që kur ishte 14-vjeç dhe përdori barna që "parandalojnë rritjen" për të mos u zgjatur më. Plotësisht grua e gjeti veten kur ishte 19-vjeç, pak pasi kishte nisur të bënte videot e para në YouTube.

De Jager nuk harroi të përmendte as të fejuarin e saj, duke thënë se kanë punuar për këtë situatë në privatësi të plotë. Të dy, vendosën ta mbanin lidhjen larg rrjeteve sociale.

"Jam po unë, Nikkie. Asgjë s'ndryshon rreth kësaj. Gjëja e fundit që do të doja në jetë është të mos më besonit më pas kësaj që ju tregova, apo të më shihni ndryshe. Kjo që bëra më çliroi shumë, por në fund të ditës mbetem unë.

Krejt papritur, YouTuber-ja e famshme zbulon se është transgjinore!

Guruja e bukurisë, shumë e famshme për videot e saj ka punuar me Jessie J apo Lady Gaga si dhe ka bashkëpunuar me marka të njohura kozmetike. Reagimet e njerëzve ishin nga më të ndryshmet, por kryesonte habia. Edhe pse kanë kaluar vetëm disa orë nga publikimi,deri më tani në YouTube ka rreth 61.000 komente dhe 455,973 klikime. 

MOS I HUMBISNI