Metropolitan

Princ Harry do të dalë më vete si princ, me pasuri të patundshme dhe lekët e babit

Princ Harry do të dalë më vete si princ, me pasuri të
Photo: Chris Jackson/Getty Images

Mirë se vini në botën e re dhe të guximshme! Ose jo dhe aq, varet. Duka dhe dukesha e Sussex-it njoftuan të mërkurën në mbrëmje se do të tërhiqen nga detyrat mbretërore për të vazhduar një jetë të pavarur financiarisht dhe njerëzit janë të paqartë.

Vendimi i papritur ngriti shumë pikëpyetje, duke përfshirë: Ku do të jetojnë dhe me çfarë parash do të jetojnë? A do të transferohet Harry dhe Meghan në Kanada? Nëse po, ku? A do ta mbajnë Frogmore Cottage në Windsor Castle, e cila u rinovua me një fond prej 3 milionë dollarë të financuara nga taksapaguesit britanikë?

Siç është përfolur prej shumë muajsh, çifti dëshironte të kishte “hapësirën” e vet larg tabloidëve britanikë, të cilët duket se janë “argëtuar” mjaftueshëm duke u marrë me figurën e Meghan Markle. Por hapësira gjithashtu nënkupton largimin nga të gjitha privilegjet e të qenurit princ.

Dëshira për të qenë të pavarur financiarisht duket e domosdoshme për çifitin, por mbetet ende e paqartë si do të jetojnë tani që nuk i gëzojnë më detyrat dhe përfitimet financiare të mbretërisë.

Që prej momentit që Harry vendosi të hiqte dorë prej mbretërisë, thuhet të ketë humbur 10.5 milionë dollarë, të cilat i merrte në vit nga Sovereign Grant, që i ndan të ardhurat mes Harry-t dhe William-it. Ky grant financohet nga taksapaguesit.

Daily Mail raporton se ata do të jenë përgjegjës për mbulimin e kostove të stafit, që përfshin një sekretar privat dhe dadon e vogëlushit Archie. Kostoja totale është 1.3 milion dollarë në vit.

Por, sepse gjithnjë ka një por, Harry dhe Meghan vështirë se do të jenë të varfër.

Harry ka një pasuri prej 40 milionë dollarë, në të cilën 26 milionë i ka prej trashëgimisë së nënës së tij të ndjerë, princeshës Diana. Ndërkohë Meghan Markle ka një pasuri prej 5 milionë dollarësh, nga $50,000 për episod që fitoi gjatë “Suits”.

Një tjetër burim i të ardhurave të princit janë paratë shtesë vjetore që vijnë nga pasuria e princit Charles. Paratë kapin shifrën e $1.5 miliardë.

Një tjetër pasuri e vlefshme është Frogmore Cottage. Vila historike është dhuratë nga mbretëresha.

Sigurisht që nëse Harry dhe Meghan blejnë një tjetër shtëpi përtej Atlantikut, do të ketë kosto shtesë, të cilën princi mund ta përballojë lehtësisht për aq kohë sa gëzon pasuri të patundshme dhe të ardhura prej 1.5 miliardë dollarë nga i ati.

 

Burimi: Telegraph, Mercury News, Daily Mail

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Prince Harry will emerge on his own as a prince, with real estate and daddy money

Princ Harry do të dalë më vete si princ, me pasuri të
Photo: Chris Jackson / Getty Images

Welcome to the brave new world! The Duke and Duchess of Sussex announced on Wednesday night that they will be stepping down from royal duties to pursue a financially independent life and people are unclear.

The unexpected decision raised many questions, including: Where will they live and with what money will they live? Will Harry and Meghan be transferred to Canada? If so, where? Will they keep Frogmore Cottage in Windsor Castle, which was renovated with a $ 3 million fund funded by British taxpayers?

It has been rumored for many months that the couple wanted to have their own "space" away from British tabloids, who appear to have been "entertained" enough by dealing with the image of Meghan Markle. But space also means removing all the privileges of being a prince.

The desire to be financially independent seems indispensable to the Jew, but it is still unclear how they will live now that they no longer enjoy the financial duties and benefits of the kingdom.

Since Harry decided to give up the kingdom, he is said to have lost $ 10.5 million annually from the Sovereign Grant, which divides the income between Harry and William. This grant is funded by taxpayers.

The Daily Mail reports that they will be responsible for covering the costs of their staff, which includes a private secretary and baby daddy Archie. The total cost is $ 1.3 million per year.

But because there is always a por, Harry and Meghan are unlikely to be poor.

Harry has a fortune of $ 40 million, including $ 26 million from the legacy of his late mother, Princess Diana. Meghan Markle, meanwhile, has a fortune of $ 5 million, up from $ 50,000 per episode she earned during Suits.

Another source of Prince's income is the annual extra money coming from Prince Charles's estate. The money reaches the figure of $ 1.5 billion.

Another valuable asset is Frogmore Cottage. The historic villa is a gift from the queen.

Of course, if Harry and Meghan buy another home across the Atlantic, there will be additional costs that the prince can easily afford as long as he enjoys his father's $ 1.5 billion real estate and income.

Source: The Telegraph, The Mercury News