Instagramming

Revista Class përplaset me Xhemi Shehun! Ndjekësit: ‘T’ju vijë turp’

Shkruar nga Sindi Salaj

7 Janar 2020

Revista Class përplaset me Xhemi Shehun! Ndjekësit: ‘T’ju

Revista Class, e cila zotërohet nga Alketa Vejsiu, publikoi në Instagram një foto të hershme të Xhemi Shehut, shoqëruar me mbishkrimin e mëposhtëm.

Revista Class përplaset me Xhemi Shehun! Ndjekësit: ‘T’ju
Fotoja e postuar nga @revista_class/Instagram
Revista Class përplaset me Xhemi Shehun! Ndjekësit: ‘T’ju
Postim në Story - tashmë i fshirë

“Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit. Mendojmë se tre gjëra i shkojnë Xhemit!” shkruhet fillimisht në tekstin e mbingopur me pikëçuditëse. “1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi! 2. Pseudonimi ‘Xhemile’ i shkon shumë Xhemës tonë! 3. Edhe aktore humori mund të fitonte një kupë në Golden Globes! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës.”

Pa shpjeguar lidhjen logjike mes pseudonimit “Xhemile” dhe Xhemit dhe pse i shkon një pseudonim i tillë, teksti përqëndrohet më pas te karriera e Xhemit si moderatore, e cila sipas Revista Class nuk është fort e ndritur.

“Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e ‘Gagaçes’ do ta qante!” lexohet më pas, ku sigurisht duhet të ishte zëvendësuar “gagaçe” me “e belbër” sepse "gagaç/e" është gjuhë bullizuese; nga Fjalë.al/ i belbër – njeri që i mbahet goja kur flet; nuk i shqipton mirë fjalët.

“Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin xhan! Juve si ju duket më mirë? Dikur apo sot?” përfundon postimi.

Ndjekësit, që sigurisht kanë më shumë se dy neurone për të kuptuar se postimi nuk është dashamirës, ndonëse pretendohet si i tillë, reaguan duke kritikuar Revista Class në Instagram.

Në pjesën dërrmuese të komenteve theksohet se postimi i Class lidhet me faktin që Xhemi dhe Salsano bënë humor me Alketën gjatë “Festivalit të Këngës”.

Në një video të postuar në Instagram, Salsano dhe Xhemi u shprehën:

Salsano: “Mendoj se sezonin e ri të ‘Portokallisë’, unë dhe Xhemi do këndojmë, nuk do të prezantojmë.”
Xhemi: “Aman të lutëm se nuk dua të dëgjoj këngë. Ika të ndërrohem se kam pesë minuta me këtë veshje. Si mund të rrijë robi pesë minuta me një veshje?”
Salsano: “Si mund të rrijë. Ashtu është, ke të drejtë.”

“O ushtria e Alketës, vazhdon fshirja e komenteve. Sa mekje,” shkruan një ndjekëse. “Ka edhe Xhemi një ushtri të sajën. Mund t’i bashkohesh. Liri demokraci,” ia kthen Revista Class. “Joo ne nuk hakmerremi! Ne thjesht argëtohemi. Xhemi na e ka mësuar këtë,” lexohet në një tjetër koment të Class.

Të tjerë ndjekës vënë në dukje se postimi promovon bullizëm dhe hakmarrje ndërkohë që njerëz të tjerë shtojnë:  “Kush jeni ju që të bëni vlerësime apo ndarje çmimesh?” dhe “Nëse Alketa ka diçka me Xhemin, le t’i drejtohet përmes faqes së saj personale.”

“Bëji të fala Xhemit dhe thuaji që Alketa e ka deleguar revistën tek të tjerë,” shkruan Revista Class, që thekson në komente se faqja menaxhohet nga një person i vetëquajtur Xhesi.

Një ndjekëse, e cila sigurisht duhet të ketë numëruar deri në 10 përpara se t'i drejtohej tastierës së telefonit, komentoi gjerë e gjatë:

“Seriozisht? Sapo lexova te gjitha komentet dhe mendoj që Alketa Vejsiu duhet ta rishikojë edhe një herë (ta rimendojë) se kush duhet të menaxhojë Instagramin e revistës së saj! Një revistë me emër, asnjëherë s’do duhej të përdorte të tilla budallallëqe ironike, për shembull “Xhemile si pastruesja jonë” apo atë “rolin e gagaçes”. Gazetaria i ka disa rregulla vajzë e dashur dhe çdo ditë shoh si i thyen. Nuk mbaj krahun as të Alketës as të Xhemit, por një njeri që i besohet një post i tillë si menaxhimi i një rrjeti social te një revistë e njohur, besoj duhet të ishte më serioze në ‘humorin’ që përdor. Duke dashur të komplimentosh Alketën dhe të ulësh (sipas teje) Xhemin, ti vetëm ke treguar nivelin tënd kulturor sepse asnjërën s’ke arritur. Për argëtim kemi Portokallinë dhe Klaniforninë apo plot emisione të tjera të këtij zhanri, nuk mendoja se përdornit edhe revistën për këtë siç je shprehur. Respekte për dy prezantueset, janë shumë të mira ta dyja.”

10 me yll për komentin e mësipërm.

Komentet e tjera mes ndjekësve dhe @revista_class i lexoni në vijim:

Revista Class përplaset me Xhemi Shehun! Ndjekësit: ‘T’ju
Postimi i @revista_class/Instagram

MOS I HUMBISNI