Stili i zonjës Beckham ka treguar se mund t'i besojmë pa frikë çdo këshille që jep rreth modës. Akoma më mirë në fakt është t'i besojmë kombinimeve që bën.
Xhinset e grisura, pavarësisht se i duam shumë, shpesh mendohemi para se t'i veshim. Ndoshta për shkak të idesë së shkujdesur që japin, zgjedhim t'i kombinojmë me bluzën e parë të bardhë që na del para.
Victoria na provoi të kundërtën. Mund të dukemi super klas edhe me to!
Në foton familjare të postuar në Instagram, (kartolinën e familjes Beckham për festat e fundvitit), Victoria shfaqej e veshur sa thjeshtë aq edhe chic.
Një palë xhinse të grisura, një këmishë me printe dhe dekolte të mbyllur dhe një xhaketë prej stofi ngjyrë gri.
Ndonëse kombinimi është i thjeshtë, xhinset e grisura marrin krejt pamje tjetër.
Ps: Me këto temperatura, në vend të këmishës mund të jetë kjo pulovër.