
Liesa Haxhiasllani dhe Kiara Tito, dy ish-moderatore në “Select”, ndanin një pjesë të kohës bashkë për shkak të punës, por nuk ishin aspak shoqe të ngushta. Në një intervistë në “Soiree”, Liesa tregoi se në fillim kishte një tjetër mendim për Kiarën, ndonëse sot janë mikesha të mira.

“Kiara, nëse nuk e njeh, të jep përshtypjen e një vajze që nuk ka qejf t’i afrohen shumë njerëz; ka ato mendimet e veta e është pak mendjemadhe. Një pjesë e madhe e njerëzve e kanë krijuar atë mendim për Kiarën. Kur e njohin, kanë komplet tjetër mendim dhe përshtypje,” tha ajo.