Instagramming

Adelina Ismaili flet për arsyen që e largoi nga skena

Shkruar nga Anabel

31 Dhjetor 2019

Adelina Ismaili flet për arsyen që e largoi nga skena

Gjatë intervistës së saj për NIN, Adelina Ismaili u ndal tek shkëputja e gjatë nga muzika. Për disa vite me radhë, Adelina iu largua skenës për një kohë të gjatë, madje në disa momente, këngëtarja mendoi dhe tërheqjen përfundimtare prej saj.

E pyetur për arsyet, Ismaili tregon se shkak u bë gjendja e saj e rënduar emocionale, që u thellua pas vdekjes së të ëmës. 

"Eshtë e vërtet, kam patur një thyerje të madhe kur mami u nda nga jeta. E kisha tërësisht të pamundur ta imagjinoja veten në skenë dhe të mos kisha dy sytë e saj që më shihnin. Ikja e mamit më la pasoja të mëdha."

Përpos dhimbjes, Adelina shtoi se detyrimet e shtuara të jetës ndikuan në ikjen e saj nga muzika, por kjo s'do të ishte përfundimtare.

Adelina Ismaili flet për arsyen që e largoi nga skena

Lindja e vogëlushit Uliks e bëri këngëtaren të mendojë dhe ta shohë realitetin ndryshe dhe kjo nënkupton rikthimin tek dashuria e parë. Projekti i saj i fundit ishte bashkëpunimi me Rinën në qershor të këtij viti.