Ka njerëz që punojnë shumë, por askush s’ka punuar më shumë se gazetarët e Shqiptarja.com në lidhje me çështjen e Hermes Nikajt. Dje, ata publikuan zbardhjen e përgjimeve të prokurorisë, ku ndër të tjera, zbulohet një bisedë kompromentuese mes Dajana Shabanit, moderatore dhe kolege e Zogut të Tiranës.
Në 30 qershor 2019, Hermes Nikajn e telefonon një numër që pas verifikimeve rezulton të jetë i Dajana Shabanit. Ajo i kërkon Zogut të shkojë të votojë në qendrën e votimit në shkollën “Qemal Stafa.”
“Shko të lutem [voto] se më duhet shenja jote. Ta çoj me fotot, të ka motra zemër,” i thotë Dajana. “Se është orari që e fiks hajt [sic], të japi motra njëzetë mijë lekë. Shko.”
Zogu pranon dhe i rikujton disa herë të bëjë gati njëzetë mijë lekëshin. Në vijim Shabani i kërkon të marrë dhe dikë me vete në qendrën e votimit, që të votojë dhe dikush tjetër.
“Shko, por halli është ta bësh tamama. Për Zotin, të del emri që nuk ke votuar. Për Zotin të betohem për gocën. Shko merre dhe mamin e voto se afër e keni[...]” i thotë Dajana Zogut.
Transkriptin e plotë dhe biseda të tjera mund t’i lexoni këtu.
Shkurtimisht pasi u arrestua Hermes Nikaj, Dajana bëri të qartë bezdinë e saj në lidhje me pyetjet e shumta që i bënin për të. “Po nuk u çmenda dhe një javë në këtë provincë, ia hodha për tërë jetën. Qenke si puna ime, që më pyesnin njerëzit për Zogun (a thua se e kam pjellë unë), ndërkohë që tërmetet nuk pushonin!” shkruajti ajo në një postim në Instagram.
Emisioni i Dajana Shabanit, Besmir Metanit dhe Hermes Nikajt, i titulluar “Casa de los 3s” u mbyll në fillim të dhjetorit.
- Mos u interesoni më në Zogu i Tiranës do t’i kthehet emisionit
- Njerëzit kanë të drejtë të pyesin Dajana Shabanin për ‘Zogun e Tiranës’
- Hermes Nikaj merr dënimin nga gjykata
- Hermes Nikaj flet për herë të parë pas arrestimit
- Detaje të reja nga arrestimi i ‘Zogut të Tiranës’ për prostitucion
- ‘Zogu i Tiranës’ arrestohet për shfrytëzim prostitucioni