Celebrity

Ndahet nga jeta një tjetër akuzues i Kevin Spacey për ngacmim seksual

Shkruar nga Anabel

27 Dhjetor 2019

Ndahet nga jeta një tjetër akuzues i Kevin Spacey për ngacmim
Kevin Spacey

Autori norvegjez, Ari Behn, ish-dhëndrri i Mbretit Harald V i Norvegjisë, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij ditën e Krishtlindjes. Ai është personi i dytë që ka akuzuar Kevin Spacey-n për ngacmim seksual dhe që ndahet nga jeta.

“Me hidhërim të thellë, ju njoftoj në emër të familjarëve dhe miqve të Ari Behn se ai u vetëflijua sot,” tha menaxheri i autorit në një deklaratë për shtyp.

Ndahet nga jeta një tjetër akuzues i Kevin Spacey për ngacmim
Ari Behn

Behn, 47 vjeç dhe Princesha Martha Louise – që është e katërta në rradhë për fronin – u martuan në maj të vitit 2002. Kanë tre vajza bashkë. Çifti u nda në vitin 2016.

Gjatë një interviste radiofonike në 2017-n, Behn tha se Spacey e preku nën një tavolinë në një darkë të mbajtur në vitin 2007. Kevin Spacey dhe Uma Thurman sapo kishin përfunduar së moderuari një koncert të çmimit Nobel për paqen kur Spacey u ul ngjitur Behn.

“Folëm pak,” tha Behn gjatë intervistës. “Pas pesë minutash, më sugjeron të dalim jashtë për një cigare – dhe papritur më prek në zonën intime nën tavolinë. Isha dhjetë vite më i ri, kisha flokë të zinj asokohee. Isha fiks si i pëlqenin atij.”

Aktori nuk u prononcua kurrë në lidhje me akuzën e Behn, por është akuzuar nga plot njerëz të tjerë, kryesisht burra dhe adoleshentë.

Behn vdiq një ditë pasi Spacey publikoi një video të çuditshme ku uroi Krishtlindjen duke aktruar si Frank Underwood, personazhi i tij në “House of Cards.”

“Ky ishte një vit i mbarë,” thotë ai përbri zjarrit. “Kur dikush bën diçka që s’ju pëlqen, mund t’i sulmoni, ose mund të prisni dhe të bëni të papriturën. Mund t’i vrisni... me mirësjellje.”

Një tjetër burrë që e ka akuzuar aktorin për sjellje të papërshtatshme me natyrë seksuale, një masazhator, u gjet i pajetë në shtator, një muaj para se padia e tij të kalonte në gjykatë.

Masazhatori, që nuk e bëri kurrë publik identitetin e tij, tha se Spacey e punësoi që t’i bënte një masazh në shtëpi. Kur mbërriti, aktori e futi në një dhomë dhe i tha se ndihej në siklet në zonën intime. Sipas padisë, Spacey e detyroi burrin anonim t’i prekte gjenitalet dy herë dhe më pas i kërkoi t’i bënte seks oral.

Përshtatur nga Defense Maven