Out and About

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë adhuruesit e kuzhinës gourmet

Shkruar nga Anabel

24 Dhjetor 2019

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë

Si në çdo familje tipike shqiptare, ku mami dhe gjyshja të konsideron të ngopur nëse e mbaron të gjithë pjatën e bollshme me makarona, salcë dhe djathë të bardhë sipër, u rrita me idenë se ushqimi në thelb ka të bëjë me sasinë. Më duhet ta pranoj që u deshën vite, udhëtime jashtë vendit dhe informacione nga dietologë të shquar, që të kuptoja se dieta ushqime në fakt ka të bëjë me cilësinë dhe përzgjedhjen e përbërësve. Mirëpo në Tiranën e qetë dhe kaotike në të njëjtën kohë, me kaq shumë restorante që ofrojnë një larmishmëri kuzhinash, nga italiane te ajo japoneze, është e vështirë të gjesh një vend ku mund të shijosh një pjatë minimaliste për të gjithë ata që adhurojnë dhe vlerësojnë kuzhinën gourmet dhe fine dining. Sidoqoftë, një drekë ditëlindjeje më prezantoi me shef Loris-in e restorant Attimi.

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë

E kisha vënë re disa herë Attimi, në zemër të ish-Bllokut. Më kishte tërhequr vëmendjen për qetësinë që refleton dhe arkitekturën e veçantë që e dallon në mesin e një prej rrugicave më të zhurmshme të qytetit. Festa e ditëlindjes më prezantoi më nga afër me gjithë ambientin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Attimi (@attimibyloris) on

Që në hyrje më bëri përshtypje koleksioni me shishet e verërave. Unë nuk jam një fanse e zjarrtë e alkoolit, përkundrazi nuk e preferoj, por këndi i veçantë në pjesën e përparme të restorantit ishte mahnitës qoftë për një sommelier, qoftë për një adhurues të zakonshëm të verërave.

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë

Në qendër të dekorit të restorantit qëndrojë disa fije shumëngjyrëshe, të cilat krijojnë një ambient më të ngrohtë. Shef Loris Marinetto, për të cilin do t’ju flas më vonë, na shpjegoi teksa na prezantonte pjatat, se dekori ishte frymëzuar nga fijet e tezgjahut të artizanëve në Krujë. Më bëri tepër përshtypje fakti që një shef italian zgjodhi tezgjahun e Krujës. T’ju them të drejtën, nuk e pyeta më tepër për arsyen pse bëri këtë zgjedhje; më mjaftoi që dukeshin aq këndshëm dhe i jepnin një identitet shqiptar një restoranti që në thelb ka kuzhinën e shumë kombeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Attimi (@attimibyloris) on

Shef Loris ka studiuar në shkollën e Hotelerisë së Castelfranco-s në Treviso. Sigurisht që këto informacione i lexova pak para se të shkoja në restorant, pasi e konsideroj shumë të rëndësishme CV-në e shefave. Në website-n e restorantit lexova se Loris Marinetto ka fituar përvojë në restorante të famshme italiane me 3/3 yje Michelin, si “Le Calandre”.

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë

Nuk doja kurrsesi ta “merrja në intervistë” shefin, por duke qenë se yjet Michelin janë shembulli i kuzhinës së jashtëzakonshme, sigurisht që më bënë përshtypje. Sikur të mos mjaftonin këto, Loris sjell në Attimi përvojën e vendeve të tjera si Peruja, Gjermania, Spanja, Kroacia. Madje ka punuar në “Casa Tua”, restoranti më i famshëm italian në Miami, “Le Maree” në Montecarlo, Belmond Copacabana Palace në Rio de Janeiro etj.

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë

Me atë skepticizmin që na karakterizon si popull, e pyeta thjesht me humor se “çfarë arsye e kishte sjellë në Shqipëri?”. “Dashuria dhe një familje e re,” mu përgjigj ai me atë mirësjelljen tipike italiane.

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë

Si një adhuruese e kuzhinës italiane, e vlerësova faktin që Loris i qëndron besnik bazave të saj, por të sjella në një tjetër formë. Eksperiencat në vendet e ndryshme të botës duket se kanë krijuar te ai një identitet të veçantë, ku traditat e popujve të ndryshëm nuk mbivendosen, por ndërthuren me njëra-tjetrën.

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë

Të gjithë adhuruesit e kuzhinës gourmet do të gjejnë te Attimi disa pjata speciale, që vijnë nga përvoja e jashtëzakonshme e shefit, i cili ka për qëllim që të mos ju ngacmojë vetëm shqisat. Attimi by Loris e gjeni në rrugën “Ismail Qemali”, pranë kryqëzimit me rrugën “Sami Frashëri”.

P.s. Unë ju sugjeroj të provoni patjetër një pjatë me mish qingji të gatuar në temperaturë të ulët, me hurdhër të zezë të fermentuar, e cila ka një shije të ngjashme me kumbullën, shoqëruar me krem me djathë dhie dhe kamomil.

Një restorant fantastik në Tiranë për të gjithë

MOS I HUMBISNI