Instagramming

Alketa Vejsiu i kërkon ndjesë publikut për Elvana Gjatën: 'Më falni nëse ju zhgënjeva!'

Shkruar nga Anabel

23 Dhjetor 2019

Alketa Vejsiu i kërkon ndjesë publikut për Elvana Gjatën:

Alketa Vejsiu ishte aktive në rrjete sociale gjatë transmetimit të "Festivalit të Këngës", gjithnjë në përpjekje për të ndërvepruar me ndjekësit dhe për të marrë përshtypjet e tyre në kohë reale. Çfarë ra në sy, ishte mungesa e një postimi nga ana e saj pas shpalljes së fitueses dhe përfundimit të festivalit.

Diçka të tillë, moderatorja e bëri vetëm pak minuta më parë, ku ndonëse përgëzoi Arilenën për fitoren, u ndal gjatë tek Elvana Gjata duke i kërkuar ndjesë publikut të zhgënjyer.

"I uroj suksese Arilenës për fitoren! Sa më mbarë për Shqipërinë në Eurovizion". Por, nuk mund të lë pa falenderuar Elvana Gjatën! Atë që u klikua në 2 javë më shumë se të gjithë, 3 milion e 500 mijë herë! Nuk mund ta mohoj që kënga e saj ishte festa e këtij Festivali. Që Elvana ishte lajmi i këtij edicioni, zëri dhe energjia e rinisë që vallëzoi në një sallë të ngurtë, që bëri bashkë Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën! Garat shpallin fitues, por jo humbës sepse hitet nuk vdesin kurrë.

Pas këtij festivali që e kam bërë me shpirt, mund të them që s'kam qenë dhe s'do të bëhem kurrë palë me asnjë juri, për asnjë motiv. Besoj tek meritokracia dhe më vjen thellësisht keq, që në platformën e këtij festivali nuk munda do t'i jap zë, zërit të publikut. Më falni nëse ju kam zhgënjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmërinë tuaj! M'i kurseni akuzat ju lutem. Unë nuk isha juria dhe jurinë s'e zgjodha unë! Elvana faleminderit! Ti erdhe në këtë festival sepse besove tek vizioni im. Ti s'kishe nevojë për garë për të konfirmuar atë që je sepse ti thjesht Je!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Elvana Gjata u rendit e dyta në "Festivalin e Këngës", ndonëse vetëm brenda 6 ditësh kënga e saj "Me tana" rezultoi më e klikuara ndonjëherë në historinë e Festivalit të RTSH-së.