Relationships

Publikohen votat e jurisë: Fitorja e pamerituar e Arilenës

Publikohen votat e jurisë: Fitorja e pamerituar e Arilenës

Deri në natën e parë të “Festivalit të Këngës”, publiku dinte se në juri do të ishin vetëm tre përfaqësues të huaj nga Eurovizioni. Në një intervistë për “Aperitv Fest”, Alketa Vejsiu, drejtuesja artistike e Festivalit, theksoi se “nuk di asgjë për fituesin”. Mirëpo në natën e parë (19 dhjetor), në juri u prezantua edhe Mikaela Minga dhe Rita Petro. Ajo që ngjalli dyshim në fillim për vetë faktin që nuk ishte njoftuar se në juri do të kishte përfaqësues shqiptarë, për aq kohë sa i mëshohej idesë se për fituesin vendoste një juri e huaj, mori kuptim pak çaste më parë.

Në Instagram u publikuan votat e jurisë. Pikët janë organizuar nga 1 në 10, ndërsa tre vendet e para më 10, 13 dhe 18 pikë.

Siç mund ta shihni, Christer Bjorkman, këngëtar dhe producent televiziv, Dimitris Kontopoulos, kompozitor i njohur grek prej 20 vitesh dhe Felix Bergsson me gradë shkencore në praktikat e teatrit të avancuar, kanë votuar “Me tana” me 18 pikë, pra me pikët maksimale. “Shaj” është votuar përkatësisht me 10, 13 dhe 13 pikë nga juria e huaj. E vetmja që i ka dhënë Arilenës pikët maksimale është Rita Petro, ndërsa Minga e ka cilësuar si vendin e dytë, pra me 13 pikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by | EUROShqip | (@euroshqip) on

Po përpiqemi të kuptojmë me aq sa mundemi faktin që Mikaela Minga, muzikologe me përvojë, i dha Elvana Gjatës, një prej pretendenteve kryesore për çmim, vetëm 2 pikë. Sipas saj, Elvana qëndron me një pikë më larg se Gena dhe me 1 pikë më poshtë se Robert Berisha. Mirëpo fakti se Minga, ashtu si Rita Petro që vlerësoi Elvanën me 8 pikë, erdhën nga hiçi dhe u prezantuan në natën e parë, vërteton atë që nuk duam ta besojmë – u ftuan për të krijuar një terren të sigurt për Arilenën, kënga e së cilës qëndron me një diferencë të theksuar nga “Me tana”, e renditur e para nga publiku me klikime, por edhe vota e jurisë të bëra tashmë publike. Këtë gjë e konfirmojmë edhe burime të brendshme për Anabel.al, që thonë se juria shqiptare u shtua në minutën e fundit pikërisht për këtë qëllim.

Një tjetër detaj i dyshimtë, që konfirmohet nga komentet online dhe burime për Anabel.al, është shtimi i 400 karrigeve shtesë në publik. Sipas burimeve, regjisorja Vera Grabocka i shtoi karriget për të sjellë të rinj, fansa të Arilenës. Është jashtë logjikës që qindra të rinj, të cilët me rregull treshi janë rritur duke dëgjuar hitet e Elvanës, të prishin momentin magjik të saj në skenë duke thirrur emrin e Arilenës. Vërtet turma është e pakontrollueshme, por fakti që dikush thërret Arilena në një moment kur nuk po diskutohej çmimi – si në rastin e Fifit dhe Eneda Tarifës – është gjithashtu e dyshimtë. Pra, pse nuk brohoriti askush emrin e Arilenës kur po këndonte Era Rusi, Olta Boka, Valon Shehu apo Albërie Hadërgjonaj?

Burime të sigurta thonë për Anabel.al se mes Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockën ka patur një debat të ashpër në lidhje me strategjinë për të çuar në Eurovizion një këngë që nuk ishte e preferuara e publikut dhe së fundmi u zbulua se nuk ishte as e jurisë. Sipas burimeve, Vejsiu nuk ka qenë dakord me gjithë skemën e krijuar për Arilenën. Pas finales, Alketa nuk e ka përmendur në asnjë moment Arilenën dhe nuk e ka uruar publikisht. Madje kërkoi falje publike për Elvanën.

Elvana ishte kryefjala e këtij edicioni, me ose pa probleme në interpretim, të cilat u kanë ndodhur të gjithëve: I ka ndodhur Elhaida Danit, që fitoi The Voice of Italy dhe stonoi në Eurovizion, i ka ndodhur Arilenës në “Këngën Magjike”, e cila stonoi me “Nëntori” aq sa videoja nuk gjendet më në YouTube, por shkëlqeu në “Festivalin e Këngës”. Pra, janë gjëra që ndodhin. Por ajo që nuk duhej të ndodhte ishte mohimi i fitores së një këngëtareje që u vlerësua në maksimum nga publiku dhe artistët shqiptara si edhe juria dhe publiku i huaj (Wiwiblogs). Duam apo s’duam ta pranojmë, ajo u përdor nga produksioni sepse ktheu në qendër të vëmendjes një festival, për të cilin njerëzit fatkeqësisht kishin 0 interes.

Do të ishte më e ndershme sikur Vera Grabocka të mos e kishte pranuar Elvanën në Festival duke i thënë “më mirë mos merr pjesë, e kam përcaktuar tashmë fituesin”.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Jury votes published: Arilene's shameful victory

Publikohen votat e jurisë: Fitorja e pamerituar e Arilenës

Until the first night of the "Song Festival", the public knew that the jury would only have three foreign Eurovision representatives. In an interview with Aperitv Fest, Alketa Vejsiu, the festival's artistic director, said she "knows nothing about the winner." But on the first night (December 19), Mikaela Minga and Rita Petro were also introduced to the jury. What initially aroused suspicion about the fact that it had not been announced that there would be Albanian representatives on the jury, as long as the fact that a foreign jury had decided on the winner, made sense a few moments ago.

Jury votes were posted on Instagram. Points are organized from 1 to 10, while the first three places on 10, 13 and 18 points.

As you can see, Christer Bjorkman, singer and television producer, Dimitris Kontopoulos, a renowned Greek composer for 20 years, and Felix Bergsson with advanced degrees in advanced theater practices, have voted "With Tana" with 18 points, that is, maximum points . “Shaj” is voted with 10, 13 and 13 points respectively. The only one who has given Arilena maximum points is Rita Petro, while Minga has ranked as second, with 13 points.

View this post on Instagram

A post shared by | EUROShqip | (@euroshqip) on

We're trying to understand as much as we can about the fact that Mikaela Minga, an experienced musicologist, gave Elvana Gjata, one of the top contenders for the award, only 2 points. According to her, Elvana stands one point farther than Gena and 1 point below Robert Berisha. But the fact that Minga, like Rita Petro who scored Elvana with 8 points, came from nothing and presented themselves the first night, proves what we don't want to believe - they were invited to create safe ground for Arilene, her song which stands out by a marked margin from "Me Tana", ranked first by the public with clicks, but also jury votes already made public. This is confirmed by internal sources for Anabel.al, who say that the Albanian jury was added at the last minute for this purpose.

Another dubious detail, confirmed by online comments and sources for Anabel.al, is the addition of 400 additional chairs to the public. According to sources, director Vera Grabocka added chairs to bring in young Arilene fans. It is out of the question that hundreds of young men, who have grown up in trio listening to Elvana's hits, spoil her magical moment on stage by shouting Arilena's name. Granted, the crowd is uncontrollable, but the fact that someone was calling Arilena at a time when the price was not being discussed - as in the case of Fif and Eneda Tariff - is also questionable. So why didn't anyone shout Arilene's name when she was singing Era Russia, Olta Boka, Valon Shehu or Albery Hadergjonaj?

Reliable sources tell Anabel.al that there has been a heated debate between Alketa Vejsiu and Vera Grabocka about a strategy to lead Eurovision to a song that was not the public's favorite and was recently revealed to be no jury either. . According to sources, Weissu did not agree with the whole scheme created for Arilene. After the final, Alketa did not mention Arilene at all and did not congratulate her publicly.

Elvana was the subject of this edition, with or without interpretation problems, which happened to everyone: It happened to Elhaida Dan, who won The Voice of Italy and starred in Eurovision, to Arilena in "Magic Song", and which stunned "November" as much as the video is no longer available on YouTube, but excelled at the "Song Festival". So, things are happening. But what was not supposed to happen was the denial of a singer's victory that was highly praised by Albanian audiences and artists as well as foreign juries and audiences (Wiwiblogs). Whether we like it or not, it was used by the production because it turned the spotlight on a festival that people sadly had no interest in.

It would be fairer if Vera Grabocka had not accepted Elvana at the Festival saying "better not participate, I have already determined the winner".