Kënga “Shaj” e Arilena Arës me kompozim dhe tekst të Lindon Berishës dhe muzikë të Darko Dimitrov, u shpall fituese e Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH. Këngëtarja do të na përfaqësojë në Eurovizion.
Ndonëse në sondazhin e kryer në Anabel.al, Elvana Gjata kryesonte si më e votuara ndërsa Arilena në vend të dytë, juria vendosi "Shaj" si këngën fituese.
Në natën finale performuan 12 finalistë, ndërkohë që vendin e dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me "Me tana" ndërsa në të tretin u rendit Sara Bajraktari me këngën “Ajër ”.