Anabelizim

Mos fajëso vajzat: Çfarë mësuam ne nga fushata e përdhunimit

Mos fajëso vajzat: Çfarë mësuam ne nga fushata e
Foto ilustruese

Kur zyra e UN Women (Enti i  Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore) në Tiranë trokiti në dyert e Anabel për bashkëpunim në fushatën 16-ditore, ne e ndjemë shumë të afërt këtë fushatë me filozofinë tonë. Që në fillimet e saj, Anabel krahas informimit dhe argëtimit, gjithmonë ka synuar të ndërgjegjësojë vajzat dhe gratë lexuese mbi fenomene të ndryshme që prekin jetët e tyre.

Gjatë këtyre viteve, në faqen tonë në Facebook ne herë pas here kemi ndarë rrëfime nga lexuese të cilat janë përballur me një formë dhune në jetën e tyre, përfshirë edhe përdhunimin. Ajo çfarë na ka shqetësuar gjithmonë në këto diskutime ka qënë perceptimi i përgjithshëm për përdhunimin. Një pjesë e mirë e të rinjve, djem apo vajza e  justifikonin këtë akt të rëndë dhe çfarë na ka trishtuar më shumë është fakti, që në shumë prej diskutimeve, ishte viktima ajo që fajësohej dhe jo përdhunuesi.

Ai shihej si dikush që kishte rënë pre e provokimit të vajzës, pre e veshjes së saj provokuese, pra e sjelljes së saj të çiltër. Kjo nuk është e drejtë, ne nuk duhet ta mendojmë më kështu.

Ndaj në diskutimin UN Women, ne vendosëm të fokusoheshim që në fillim në perceptimin që njerëzit kanë për përdhunimin.  

Deamishel dhe Alberta, dy prej protagonisteve të serialit “Hostel by Anabel”, dolën nëpër rrugë me një tabelë ku ishin ngjitur foto vajzash në ambiente/rrethana e veshje ndryshme dhe duke “sajuar” një lajm përdhunimi, pyetën kalimtarët, nëse ata mendonin se ndonjë nga vajzat në foto mund të ishte viktima e përdhunimit.

Fatkeqësisht, përveç një zotërie që u përgjigj kategorikisht “Asnjë prej tyre” , të tjerët (kryesisht vajza e djem të rinj), hamendësonin për vajza në foto të caktuara, duke gjykuar nga “fundi i shkurtër”, “pamja e urtë dhe e brishtë”, “gota e alkoolit që mban në dorë”, etj.  Shumë pafajësisht, të anketuarit vërtetuan se ekziston një perceptim i gabuar për viktimën e përdhunimit, një perceptim që automatikisht fajëson vajzat nga veshja, nga sjellja dhe justifikon aktin e shëmtuar.

Por të pyeturit në Tiranë nuk janë të izoluar në këtë hamendësim. Në të gjithë botën ekzistojnë disa mite për përdhunimin, të cilat ne vendosëm t’i shtjellonim më në detaje në zyrat e Anabel, me praninë e një të ftuare speciale, një imazh pozitiv për të rinjtë si moderatorja e “Pop Culture” në Top Channel, Dojna Mema. Gjatë bisedës, Ana, Deamishel, Alberta dhe Dojna, rrëzuan mitet globale dhe në fund të gjitha dhanë një mesazh: “Asnjë grua nuk dëshiron të përdhunohet apo të dhunohet dhe nuk ka asnjë justifikim për çdo lloj forme dhune seksuale.”

Sipas statistikave, 8.6% e vajzave/grave përdhunohen çdo vit dhe vetëm një përqindje e papërfillshme e tyre raportojnë në polici. Kjo do të thotë se abuzuesi/përdhunuesi në këtë rast shëtit i lirë nëpër qytete, nuk dënohet dhe rrezikon të përsërisë të njëjtin akt me vajza/gra të tjera. Kjo ishte një tjetër statistikë rrënqethëse dhe u përforcua më shumë gjatë dy diskutimeve në Facebook-un e Anabelit.

Në diskutimin e parë me temë: “Na tregoni historinë tuaj të përdhunimit”, numri i letrave në inbox ishte shumë i madh. Dhjetëra vajza e gra në anonimitet na rrëfyen se ishin dhunuar seksualisht kryesisht nga partnerët dhe nga ish-partnerët e tyre. Disa prej tyre ishin përdhunuar nga të afërm në mosha të mitura. Asnjë prej tyre nuk kishte denoncuar në polici, të frikësuara se mund të sulmoheshin apo të gjykoheshin pas denoncimit.

Madje edhe kur partnerët, vëllezërit apo miqtë e tyre meshkuj mësonin për përdhunimin, sërish, ata edhe po t’i pranonin, nuk bënin asgjë për të denoncuar aktin dhe për të dënuar dhunuesin. Kështu pohuan vetë djemtë për Anabel në diskutimin e dytë në Facebook: “Çfarë keni bërë kur keni dëgjuar që shoqja/partnerja/motra juaj është përdhunuar.”

Frika se do të humbin familjen, frika se nuk do të shohin më fëmijët, mosbesimi ndaj policisë, ishin arsyet kryesore që shumë gra pohuan për Anabel edhe kur bëhej fjalë për dhunën fizike në familje, gjatë diskutimit të fundit, i cili përfshinte histori për të gjitha format e dhunës.

Frymëzuar nga statistikat dhe nga rrëfimet e vetë vajzave dhe grave shqiptare, së bashku me UN Women, ne krijuam një tjetër video-mesazh, që këtë rradhë përqëndrohej në procesin e të menduarit të një vajze menjëherë pas aktit të përdhunimit. Një prej protagonisteve të “Hostel by Anabel”, Viola Gjoleka, interpretoi me mjeshtëri në rolin e një vajze, e cila vendos të mbyllë gojën dhe të mos denoncojë dhunuesin, duke hamendësuar se prindërit do të zhgënjeheshin dhe do të humbnin besimin dhe njerëzit do ta gjykonin.

Në fund të klipit, protagonistja vendosë të fshijë çdo provë dhe ta mbaj për vete dhimbjen. Video pëngjau me jetën e shumë njerëzve dhe kjo u dëshmua nga qindra mijëra shikimet dhe shpërndarjet në rrjetet tona sociale Instagram dhe Facebook.


Falë fushatës sensibilizuese të UN Women dhe interaktivitetit të madh të Anabel me ndjekësit e saj, ne mësuam shumë gjëra në këtë fushatë.  Më e rëndësishmja: Përdhunimi nuk është një fenomen i izoluar që i perket një grupmoshe, klase sociale, tipologjie apo pamje të caktuar; përdhunimi nuk përzgjedh rrethana apo vende; përdhunes nuk janë vetëm të panjohurit, por mund të jenë edhe njerëz me të cilët ligjërisht ndan krevatin.

Ajo çfarë ne u munduam të dëshmojmë dhe çfarë urojmë që njerëzit të kenë kuptuar është se seksi është një zgjedhje personale dhe nëse një vajzë a grua në moshë adulte nuk ka pranuar me ndërgjegje të plotë aktin seksual, atëherë askush, për asnjë lloj arsyeje, nuk mund t’i japë të drejtë vetes të abuzojë me trupin e saj. 

"Jo" është "Jo" dhe "Po" është "Po" dhe për aq kohë sa nuk ekziston një "Po", atëherë çdo lloj tentative është krim. Duke kuptuar këtë, ne si shoqëri mësojmë të zhdukim justifikimet, të mbrojmë viktimën në të gjitha rastet dhe të dënojmë automatikisht dhunuesin. Dhe sa më të ndërgjegjshëm të bëhemi që përdhunimi është një krim, aq më shpresë u japim edhe viktimave që të kërkojnë ndihmë dhe të shprehen, pa patur frikën e paragjykimit.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Don't blame the girls: What we learned from the rape campaign

Mos fajëso vajzat: Çfarë mësuam ne nga fushata e

When the UN Women (UN Office for Gender Equality) office in Tirana knocked on the doors of Anabel for cooperation in the 16-day campaign…, we felt this campaign very close to our philosophy. Since its inception, Along with information and entertainment, Anabel has always aimed to make girls and women readers aware of various phenomena affecting their lives.

Over the years, on our Facebook page we have occasionally shared stories from readers who have faced some form of violence in their lives, including rape. What has always bothered us in these discussions has been the general perception of rape. A good portion of young men, boys or girls, justified this gruesome act, and what saddens us most is the fact that in many of the discussions, it was the victim who was to blame and not the rapist.

He was seen as someone who had fallen prey to the girl's provocation, to her provocative outfit, to her downright demeanor. That's not right, we shouldn't think that anymore.

So in the UN Women discussion, we decided to focus first on the perception that people have about rape.

Deamishel and Alberta, two of the protagonists of the series "Hostel by Anabel", took to the streets with a billboard where they posted pictures of girls in different environments / circumstances and clothing and "fabricating" a rape story, asking passersby if they thought they had any of the girls in the photo could have been the victim of rape.

Unfortunately, except for one gentleman who categorically replied "None of them", others (mostly girls and young boys), speculated on girls in certain pictures, judging from the "short end", "the wise and fragile appearance" "," Holding glass of alcohol "etc. Very innocently, respondents found that there is a misconception about the victim of rape, a perception that automatically blames girls for dress, behavior, etc. and justifies the ugly act.

But respondents in Tirana are not isolated in this conjecture. Around the world there are some rape myths that we decided to elaborate on in more detail in Anabel's offices, with the presence of a special guest, a positive image for young people like the moderator of "Pop Culture" on Top Channel , Mom's hell. During the conversation, Anna, Deamishel, Alberta and Dojna dispelled the global myths and finally delivered a message "No woman wants to be raped or raped and there is no excuse for any form of sexual violence."

According to statistics, 8.6% of girls / women are raped every year and only a negligible percentage report them to the police. Which means that the abuser / rapist in this case walks free in the cities, is not punished and risks repeating the same act with other girls / women. This was another staggering statistic and was further strengthened during the two discussions on Anabel's Facebook.

In the first discussion on "Tell us your rape story", the number of letters in the inbox was very large. Dozens of girls and women in anonymity confessed to us that they had been sexually abused mostly by their partners and ex-partners. Some of them had been raped by relatives at an early age. None of them had reported to the police, fearing they might be attacked or tried after denunciation.

Even when their male partners, brothers, or friends learned about the rape, again, even if they admitted it, they did nothing to denounce the act and punish the abuser. So the boys themselves stated about Anabel in the second Facebook discussion "What did you do when you heard your friend / partner / sister was raped?"

Fear of losing family, fear of losing children, distrust of police, were the main reasons many women claimed Anabel even when it came to physical domestic violence, during the latest discussion that included stories about her all forms of violence.

Inspired by the statistics and stories of Albanian girls and women themselves, along with UN Women, we created another video message, this time focusing on the thought process of a girl shortly after the rape. One of the protagonists of "Hostel by Anabel", Viola Gjoleka, cleverly interprets the role of a girl who decides to shut her mouth and not denounce the abuser, assuming her parents would be disappointed and lose faith and people would judge.

At the end of the clip, the protagonist decides to erase any evidence and keep the pain to myself. The video sucked the lives of many, and this was witnessed by hundreds of thousands of views and shares on our Instagram and Facebook social networks.


Thanks to UN Women 's awareness campaign and Anabel' s great interactivity with her followers, we learned a lot in this campaign. Most importantly: Rape is not an isolated phenomenon belonging to a particular age group, social class, typology or appearance; rape does not select circumstances or places; rapists are not only strangers, but they can also be the people with whom you legally divide the bed.

What we have tried to prove and wish people understood is that sex is a personal choice and if a girl or woman in adulthood has not conscientiously accepted the act of sex, then for no reason at all may entitle herself to abuse her body.

No is No and Yes is Yes and as long as there is no Yes then any attempted crime is a crime. Understanding this, we as a society learn to eliminate excuses, protect the victim in all cases and automatically condemn the abuser. And the more aware we are that rape is a crime, the more hope we give victims to seek help and express themselves without fear of prejudice.