
As që e mbajmë mend çfarë bënim kur ishim 5-vjeç, por e sigurt është që para nuk fitonim. Kohët kanë ndryshuar dhe sot, as biznesi nuk njeh moshë. Kjo vajzë nga Rusia, e quajtur Anastasia Radzinskaya është vetëm 5-vjeç, por e njeh kaq mirë botën e YouTube-it, aq sa kryeson në krye të listës së Forbes për YouTube-rat e këtij viti.
Ylli i YouTube-it renditet në vendin e tretë dhe nga qershori i 2018-ës deri në qershor të 2019-ës ka arritur të fitojë 18 milion dollarë.
5-vjeçarja ka 6 kanale të sajt, por më i famshmi është "Like Nastya Vlog". Ky kanal ndiqet nga 42.3 milion njerëz, kurse në total vogëlushja numëron 107 milion.
Kur Radzinskaya lindi, mjekët mendonin se ajo vuante nga një sindromë (Cerebral palsy) që do t'ja bënte të pamundur të fliste. Prindërit, gjatë gjithë kohës i bënin video teksa bënte veprime nga më të zakonshmet si përshembull, i përshkruante atyre kukullat si për t'i treguar përmirësimin e saj.
Kështu, videot nisën të shiheshin edhe jashtë rrethit familjar, derisa llogaria e vogëlushes u bë popullore.
Që tani, 5-vjeçarja ka nënshkruar kontrata me marka të njohura që promovojnë biznesin e tyre në videot e saj.
Burimi:Business Insider