News

Flet vëllai i nuses që u gjet e helmuar krah të shoqit: ‘Njeriu s’vdes aq lehtë nga mangalli’

Flet vëllai i nuses që u gjet e helmuar krah të shoqit:

Në dallim nga bashkëshorti i saj, Olsi, Rezarta Hajdari nuk i shpëtoi dot vdekjes pesë ditë pas dasmës. Çifti u gjet pa ndjenja në shtrat në rrethana misterioze. Më parë thuhej se janë helmuar me fotoksinë, ndërsa Olsi, në një prononcim, la të kuptohej se ishin helmuar nga mangalli që kishin marrë në dhomë para se të flinin.

Vëllai i Rezartës ngre dyshime në një intervistë për Gazetën Shqip.

“Të afërmit e dhëndrit na thanë se janë helmuar me mangall, por ne nuk e besojmë një gjë të tillë. Kemi dyshime që i kanë helmuar. Njeriu nuk mund të vdesë kaq lehtë nga mangalli,” thotë ai.

Mangalli është një enë prej metali, si legen me këmbëza ku ndizet qymyr druri ose mbahet prush për t’u ngrohur. Mund të helmohesh nga mangalli nëse është ndezur qymyr, i cili lëshon monoksid karboni kur digjet. Në ambiente të mbyllura dhe të paajrosura, nivelet e monoksidit të karbonit bëhen vrastare. Sidoqoftë, nuk dihet nëse çifti kishte mangall me qymyr në dhomë.

Vëllai i Rezartës vijon: “Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur[...] Folëm ne telefon me Rezartën mbrëmjen e të enjtes, pra një nata para ngjarjes dhe e pyetëm si ndihej në familjen e re. Ajo dukej mirë. Na tha që të mos e kishim merak dhe që të mos qanim për të. Kishte vetëm pak ditë e martuar dhe dukej e lumtur.”

Familja e Rezartës i konsideron amanet fjalët e saj të fundit.

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Bride's Brother Who Finds Poisoned By Her Husband Speaks: 'Man Does Not Die So Easy From Panther'

Flet vëllai i nuses që u gjet e helmuar krah të shoqit:

Unlike her husband, Olsi, Rezarta Hajdari could not escape death five days after the wedding. The couple was found unconscious in bed under mysterious circumstances. Earlier they were said to have been poisoned with photoxin, while Olsi, in a statement, hinted that they had been poisoned by the baking pan they had received in the room before going to sleep.

Rezart's brother raises doubts in an interview with the Albanian Gazette.

"The relatives of the groom told us they were poisoned with buns, but we do not believe it. We have doubts that they have poisoned them. One cannot die so easily from the broom, ”he says.

Staple is a metal container, such as a trellis tub where charcoal is heated or burnt to keep it warm. You can be poisoned by baking if charcoal is lit, which emits carbon monoxide when burned. Indoors and outdoors, levels of carbon monoxide become fatal. However, it is not known whether the couple had charcoal in the room.

Rezart's brother continues: “We suspect that one of Ols's relatives may have poisoned them. They both loved each other very much. They were lovingly married and looked very happy [...] We spoke with Rezart on Thursday evening, the night before the event and asked him how he felt about the new family. She looked good. He told us not to worry and not to cry about it. She had only been married for a few days and seemed happy. "

Rezart's family considers Aman her last words.

----news/47499/flet-vellai-i-nuses-qe-u-gjet-e-helmuar-krah-te-shoqit-njeriu-svdes-aq-lehte-nga-mangalli