Çfarë lexojnë të rinjtë shqiptarë? Shumë pak letërsi shqipe. Të paktën këtë kuptojmë nga lista e librave më të kërkuar gjatë vitit 2019, të cilën Anabel.al e siguroi përmes një komunikimi me Librari Adrion, libraria më e madhe në kryeqytet. I preferuari i të rinjve shqiptarë mbetet Ismail Kadare, më saktë romani “Kronikë në gur”. Në listën e veprave më të kërkuara, nuk mungojnë ato klasike, që konsiderohen si kanon i letërsisë botërore, por as librat e ashtuquajtur “limonatë”, të cilët nuk kërkojnë një lexues "të stërvitur" për t’u kuptuar. Për të shmangur renditjen subjektive, librat janë renditur sipas alfabetit. Në fund të artikullit gjeni edhe një listë me autorë shqiptarë që duhen lexuar.
Agatha Christie – Vrasje në orient ekspres
Alberto Moravia – Përçmimi
Carlos Ruiz Zafón – Labirinti i shpirtrave
Charlotte Brontë – Xhejn Er
Dolores Redondo – Rojtari i padukshëm
Elena Ferrante – Mikesha gjeniale
Elif Shafak – Dyzet rregullat e dashurisë
Erih Maria Remark – Tre shokë
Gabriel García Márquez – Njëqind vjet vetmi
Hans Rosling – Forca e faktit
Harper Lee – Të vrasësh zogun përqeshës
Heather Morris – Tatuisti i Aushvicit
Isabel Allende – Shtëpia e shpirtrave
Ismail Kadare – Kronikë në gur
Jean-Paul Sartre – Muri
Jeffrey Archer – Keini dhe Abeli
Johanna Lindsey – Më bëj të të dua
Jojo Moyes – Unë më parë se ti
Kazuo Ishiguro – Dita e mbetur
Kerstin Gier – Blu safiri
Kristin Hannah – Motra tjetër
Kristy Moseley – Djalli që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat
Mark Manson – Arti i brishtë i not giving a f*ck
Nicholas Sparsk – të gjitha vëllimet
Paulo Coelho – Alkimisti
Paullina Simons – Kalorësi i bronztë
Pedro Chagas Freitas – Premtoj të gaboj
Ransom Riggs – Sekreti i shtëpisë në ishull
Sophie Kinsella – Më befaso
Yuval Noah Harari – 21 leksione për shekullin e 21
Yuval Noah Harari – Homo Deus
Yuval Noah Harari – Sapiens
Artikull i rekomanduar: Më falni, a lexoni shqip?