Para pak muajsh, Jozefina Topalli u bë për herë të parë gjyshe. Vajza e saj, Megi solli në jetë një bebush, emri i të cilit është Nikolas.
Ish-politikania postoi në llogarinë e saj të Facebook-ut një foto ku shfaqet bashkë me të voglin në krahë. Fytyra e bebushit nuk duket, por mjafton buzëqeshja e Topallit për të kuptuar sa lumturi i ka sjellë vogëlushi familjes.
Menjëherë pas publikimit të fotos, komentet e njerëzve që përgëzonin Jozefina Topallin për statusin e ri, kanë qenë të shumta.
Nga ana tjetër, Megi, vajza e saj ka zgjedhur të mbajë profil të ulët në rrjete sociale duke postuar shumë pak foto që lidhen me jetën e daj të re si nënë.