Instagramming

Nëse lumturia do të ishte monedhë, sa e pasur mendon Lori se është?

Shkruar nga Anabel

12 Dhjetor 2019

Nëse lumturia do të ishte monedhë, sa e pasur mendon Lori se

Lori Hoxha e di që ka akoma shumë gjëra pa na thënë, prandaj dje në mbrëmje vendosi të flasë përmes Instagram-it me ndjekësit e saj. Gjatë rubrikës pyetje-përgjigje në Instastory, Lorin e pyetën për gjithçka. Nisur nga fondatina e preferuar, jeta në Londër e deri tek pikëpamjet e lumturisë. 

Dikush, ishte kurioz të dinte se sa e pasur mendon se është Lori Hoxha nëse lumturia do të ishte monedhë.

Nëse lumturia do të ishte monedhë, sa e pasur mendon Lori se

"Shtresë e mesme! Mund të përballoj shumicën e nevojave të mia dhe njëherë në kaq kohë, mund të shpenzoj pa menduar gjatë në diçka të mirë!"- u përgjigj Lori.

Nëse lumturia do të ishte monedhë, sa e pasur mendon Lori se

Përgjigje e sigurt, e pjekur dhe reale. Dhe meqë Lori duket që e njeh mirë balancën dhe magjinë e "të mesmes", një tjetër ndjekës i kërkoi asaj një këshillë për të dhe gjithë adoleshentët e tjerë.

Nëse lumturia do të ishte monedhë, sa e pasur mendon Lori se

"Bëni më mirë. Bëhuni mendjehapur. Mos nxitoni të rriteni shpejt. Gjërat për të cilat po shqetësoheni tani nuk do t'ju interesojnë fare 5 vite më vonë!"- përgjigjet trashëgimtarja e Top Media-s. 

Pas këtyre përgjigjeve, në inbox-in e Lorit me siguri kanë nisur kërkesat që rubrikën pyetje-përgjigje ta bëjë të paktën 2 herë në javë.