Kur vjen puna te stili, Mbretëreshë Rania e Jordanisë gjithmonë godet aty ku duhet. Ajo arrin të balancojë kodin e ngatërruar të veshjes me zgjedhjet moderne dhe guximtare. Veshja e saj gjatë një ceremonie të mbajtur dje ishte shembulli perfekt i kësaj balance.
Bluza dhe fundi, të dy nga Zara, kanë printe që bien në sy dhe s’mund t’i injorosh lehtësisht. Për të zbutur look-un, ajo zgjodhi një çantë nga Gabriela Hearst. Gjithë veshja kushton 7480 lekë, por nuk duket apo jo?
Në dallim nga Mbretëresha Elizabeth – që përdor çantat e vetëm një dizajneri, Launer – mbretërorë të tjerë nuk kanë frikë të guxojnë me trendet e reja. Nina, çanta në foto nga Gabriela Hearst, është epitoma e luksit. Meghan Markle e ka në dy ngjyra, ndërsa Mbretëresha e Jordanisë, në një.