Jessica Biel, e cila sipas disa burimeve, nuk ndihej e tradhtuar nga veprimet e çuditshme të Justin Timberlake, në fakt i kërkoi atij që të kërkonte falje publikisht.
Sipas burimeve të Us Weekly, Jessica “e detyroi” Justin-in të kërkonte falje publikisht. “Jessica i kërkoi Justin-in që të postonte një deklaratë ku kërkonte falje në Instagram, sepse ndihej e turpëruar nga veprimet e tij dhe donte që të merrte përsipër përgjegjësitë që i takonin,” tha burimi, duke vënë në dukje më pas që ata “janë ende të bashkuar”.
Pavarësisht raportimeve se marrëdhënia e tyre nuk ndryshoi pas aludimeve për tradhti, sigurisht që punët mes çiftit nuk janë si më parë. Megjithatë po i qëndrojnë në krah njëri-tjetrit.
Justin Timberlake vendosi t’i kërkonte publikisht falje bashkëshortes pas fotove që qarkulluan kudo, në të cilat shihej teksa qëndronte dorë për dore (pa unazën e martesës në gisht) me Alisha Wainwright, të dy aktorë protagonistë në “Palmer”, film ende në xhirim.
Pas prononcimit të tij, People publikoi një artikull, ku një burim pranë çiftit tregoi si ndihej bashkëshortja e tij në ato çaste. Burimi tha se Justin “kishte pirë vërtet shumë” dhe se “Jessica beson se ai s’e ka tradhtuar.” Burimi përfundoi me “ajo do t’i qëndrojë në krah.”
“Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë,” shkroi këngëtari në Instagram. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai që kam dashur gjithnjë të jem.”
Artikull i rekomanduar:
Pasi u kap mat me aktoren, Justin Timberlake i kërkon publikisht falje gruas
Burimi: Cosmopolitan