Çfarë po ndodh rreth nesh

E shkuara e errët e babait shqiptar që vrau vajzën 20-vjeçare se doli me shoqet

Shkruar nga Anabel

10 Dhjetor 2019

E shkuara e errët e babait shqiptar që vrau vajzën

Petrit Lekaj, i cili vrau vajzën e tij 20-vjeçare Sabrina Lekaj, ishte dënuar me burg njëzetë vite më parë. Të hënën, ai u paraqit në gjykatë përmes një lidhjeje telefonike dhe rikonfirmoi se e konsideron veten fajtor.

Ai qëlloi disa herë me thikë të bijën në makinën e saj thjesht sepse një natë më parë kishe dalë me shoqet. Babai u gjet në sediljen pranë të bijës, me plagë të rënda në stomak. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja tragjike ndodhi në Adelaide, Australi më 21 korrik.

The Advertiser publikoi të shkuarën kriminale të Lekaj. Sipas artikullit, ai ishte dënuar në gusht të vitit 1996 për përfshirjen në tregtimin e një substance të ndaluar. Ai akuzohej për shitje heroine. 49-vjeçari duhet të kalonte dy vite në burg, por koha u shkurtua me gjashtë muaj.

Në vitin 2007, Lekaj mori një gjobë prej 200 dollarësh sepse zotëronte kanabis. Gjithashtu, u gjobit me 100 dollarë sepse nuk magazinonte në mënyrën e duhur municionin e armëve.

Dy vite më vonë, Lekaj u gjobit me 700 dollarë, pasi kultivonte më shumë bimë kanabisi nga ç’e kishte udhëzuar mjeku. Gjithashtu, zotëronte pajisje që përdoren për prodhimin e dorgërave të ndryshme.

Avokati i Lekaj kërkoi kohë shtesë për të realizuar një vlerësim psikiatrik të gjendjes mendore të të pandehurit.

20-vjeçarja njihej si studente e shkëlqyer në mjekësi dhe pianiste e zonja. Në mesazhet që shkëmbente me shoqet, demonstrohet një marrëdhënie e tensionuar me prindërit, Petrit dhe Romina Lekaj.

MOS I HUMBISNI