Largimi i Renato Mekollit nga "Hell's Kitchen" s'ishte gjë tjetër veçse një lojë nga ana e produksionit. Ndonëse që nga momenti i parë një prej aludimeve tona ishte pikërisht ky, duhet të prisnim që shefi i kuzhinës së djallit ta konfirmonte vetë.
Renato Mekolli në bashkëpunim me autoren e programit Zefina Hasanin, e mbajtën lojën deri aty sa sollën një tjetër shef, "për të zëvendësuar" Renaton.
Pas përfundimit të programit, ky i fundit postoi një foto në llogarinë e Instagram-it ku shkruan:
View this post on Instagram
"Ndjesë për tërheqjen e vëmendjes suaj, si dhe një falenderim të veçantë fansave jo vetë të mi, por edhe të Hell's Kitchen që ju shqetësova me lajmin e sotëm. Mos u shqetësoni sepse unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij formati televiziv në Top Channel, të cilin e kam sjellë vetë dhe e dua shumë."
Por ndryshe nga komentet dhe reagimet që mund të ketë marrë Renato, një pjesë e mirë e njerëzve e dinin me siguri që prej fillimit që kjo ishte një lojë. Në sondazhin e kryer në Anabel.al, 55% e votuesëve ishin të bindur që Renato s'do të largohej nga programi.
Instikti s'ju tradhtoi. Ishte lojë.