Renato Mekolli postoi jo një, por dy InstaStories ku shkruan me shumë trepikësha: “Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet...Fund...”. Në postimin tjetër, ku duket Flori që këndon “Plas”, citon tekstin e këngës, “S’kena me u pa mo bashkë”.

Autorja e programit, Zefina Hasani, shkroi në Instagram: “S’e mendoja asnjëherë se do të ndodhte kështu, por ja që ndodhi. Renato u largua për arsyet e tij e ne duhet të vazhdojmë me një tjetër shef. Nesër Hell’s Kitchen është pa Renaton.” Në vijim, Hasani falenderoi shef Alsi Sinanajn që “pranoi të vinte nga Athina në një kohë rekord.”
Mekolli ishte ai që solli programin, është bashkë-producent, çka e bën pak të çuditshëm largimin e tij kaq papritur. Mund të jetë një lojë e produksionit, siç ka ndodhur edhe në emisione të tjera. Por nga ana tjetër, kemi qenë dëshmitarë virtualë të aq shumë pjatave të thyera, sa edhe mund ndodhë. Nuk i dihet. Ç’mendoni?