Metropolitan

Përse na bën mirë të besojmë tek shteti?

Përse na bën mirë të besojmë tek shteti?

Jam e sigurt që vetëm nga leximi i titullit, keni nisur aludimet se “Ç’ne kjo po mbron shtetin?”  Të njëjtën gjë do të mendoja edhe unë nëse do ta shihja këtë titull kudo. Por përfshirja në këtë krizë si media, si individ dhe si e prekur drejpërsëdrejt, më bëri të mendoj që ne duhet të ri-ndërtojmë një marrëdhënie me shtetin. Sa më pak  të vazhdojmë t’i besojmë, aq më shumë shteti do të përkeqësohet.

1. Është mëse normale të mos besojmë në shtet

Në Anabel.al ne kryem një sondazh me pyetjen se “Ku besoni më shumë se do të gjeni ndihmë në kohë të vështira?” 68% u përgjigjën se besojnë tek asetet e tyre financiare, 24% tek organizatat jo-qeveritare/shoqatat e bamirësisë; 4% besojnë tek mediat dhe vetëm 3% besojnë tek shteti. Pra shumica dërrmuese e shqiptarëve beson pikë se pari në kursimet dhe investimet e tyre dhe pastaj tek Arbër Hajdari, Elvis Naçi apo OJQ si Kryqi i Kuq etj. Përqindja e atyre që besojnë në shtet është tmerrësisht e vogël, gati e papërfillshme. Por kjo nuk është ndonjë surprizë. As për ne dhe as për shtete më të zhvilluara. Edhe në një sondazh të 2018-ës në Britaninë e Madhe, pavarësisht se shifrat ishin më të larta për ata që besoni në shtet, përsëri, shteti shihej i fundit, si “shpëtim.” Edhe po ta kryenim këtë sondazh në këtë moment në Shtetet e Bashkuara apo në Francë, do të kishim pothuajse të njëjtën renditje besimi: Financat personale, OJQ-të, Mediat dhe Shteti. Aq i ulët është besimi ndaj qeverive edhe në demokraci më të zhvilluara, sa pas krizës financiare të 2008-ës, shumë ekonomistë rendën të studionin rastin e vendeve nordike që e tejkaluan lehtë dhe me shumë sukses këtë krizë. Të gjithë pyesnin se çfarë ka Norvegjia, Finlanda, Suedia qe nuk kanë fqinjët e tyre dhe përgjigja e Dagfinn Hoybraten, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Nordik Ndërministror ishte besimi ndaj politikanëve. “Qytetarët nordikë kanë treguar se kanë një shkallë besimi shumë më të lartë ndaj njëri-tjetrit, politikanëve, qeverisë, sistemit ligjor sesa të tjerët në botë.”

Thënë kjo, unë nuk po deliroj të mendoj se shteti ynë ka të krahasuar me BM, SHBA-në apo Francën, por është e rëndësishme që fillimisht të kuptojmë se qëndrimi ynë ndaj shtetit nuk është i izoluar, por mungesa e besimit shoqëron edhe popujt e demokracive më të zhvilluara, ku ne kemi emigruar apo duam të emigrojmë. Vetëm me një ndryshim shumë thelbësor: Përqindja e besimit tonë ndaj shtetit, është shumë më e ulët, madje nuk nxitoj po të them shumë më alarmante sesa në sondazhet e vendeve të tjera.

2. Më ndihmo mua, të të ndihmoj ty

Marrëdhënia jonë gati e shkëputur me shtetin u dëshmua edhe gjatë tragjedisë së 26 Nëntorit. Unë kam qënë pothuajse gjatë gjithë kohës në kontakt me njerëz të prekur nga tragjedia, qoftë në terren, qoftë në rrjetet sociale të Anabel. Inboksi ynë (dhe jam e sigurt që e gati të gjithë portaleve kryesore) theu rekord për numrin e komunikimeve në këto 10 vite aktivitet. Natyrisht këtu nuk ndihmoi as shteti që të paktën 30 orët e para, nuk po “përmblidhej” të krijonte një shtab, një sistem orientimi se ku njerëzit të drejtoheshin për të dhënë apo për të marrë ndihmë. Por përpos faktit që njerëzit të tmerruar nga mungesa e shtetit shumë herë të tjera, as nuk e llogarisnin, edhe kur shteti ishte aty, ajo që më bëri përshtypje, tek shumë të dëmtuar nga tragjedia, ishte edhe refuzimi i tyre për bashkëpunim apo mungesa e një mirëkuptimi. Shumë na shkruanin pas 24 orëve të tragjedisë se “shteti është i qelbur se s’po na vjen për vlerësim” pa mirëkuptuar që shteti ynë nuk ka asetet për të nxjerrë kufoma nga gërmadha, për të strehuar, për të regjistruar  dhe për të vlerësuar të gjitha banesat e dëmtuara brenda 24-48 orëve. Nuk e kemi ne, nuk e kanë edhe 90% e vendeve në botë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të vlerësojë. Mjafton pak durim, i qetësonim ne në inbox. Një tjetër fenomen i mos-bashkëpunimit ishte ajo e të dëmtuarve që kërkonin çadër para shtëpive apo pallateve të tyre. Nuk po flas për nëna me fëmijë të vegjël dhe pa asnjë të afërm; po flas për familje me adultë fizikisht të shëndetshëm, për nëna me djem 25 vjeçarë që refuzonin të shkonin në qendër për të marrë ndihma apo për t’u strehuar në çadra, sepse donin që shteti t’ua shpërndante çadrat në çdo shtëpi. “Nuk lëvizim ne që këtu se na vjedhin” ishte arsyetimi më i shpeshtë, por a nuk do të vidheshin dhe 10,000 të tjerë që po strehoheshin në kampe apo nëpër familje në Prishtinë? Si mundet shteti të gjurmojë me çadra këdo ku duan ata dhe për më tepër të ngrinte çadra pranë zonave me rrezik? Duke mirëkuptuar traumën, këto dëshmi tregojnë se tek ne është e nevojshme të ndërgjegjësohemi për atë shprehjen e famshme të Tom Cruise tek “Jerry Maguire” kur thotë “Help me, help you” Më ndihmo mua, të të ndihmoj ty. Solidariteti kërkohet nga të gjitha anët, aty ku ka mundësi.

3.Shteti do të vjedhë nëse nuk sheh përtej pragut tënd.

Një diplomat francez i shekullit të 19-të, Joseph Maistre, vulosi shprehjen e famshme “Çdo popull meriton qeverinë që ka.”

Për mendimin tim, kjo shprehje është e diskutueshme sipas rastit, por në rastin e Shqipërisë, e një demokracie, ku qeveritë vijnë në pushtet nga votat tona, kam frikë se kjo shprehje aplikohet më së miri. Marrëdhënien jo-funksionale që kemi ne me shtetin, mund ta thjeshtëzojme me një episod të zakonshëm në pallatin/lagjen tonë. Nëse ne paguajmë çdo muaj për ashensorin dhe shkallët dhe shkallët vazhdojnë të jenë të papasatra dhe ashensori bllokohet çdo javë, atëherë ç’vlerë ka që ne të rrime brenda shtëpive tona e të ulërasim “Këtu të vjedh pronari!” Nëse nuk i biem derës dhe i kërkojmë shpjegim se ku shkojnë të ardhurat tona dhe se përse nuk marrim shërbimin për pagesën që bëjmë, atëherë gjërat do të ndryshojnë. Nëse i shkojmë të organizuar, e sigurt që gjërat do të ndryshojnë akoma më shpejt. Gjatë dekadës së fundit kryesisht, ne kemi qënë ata që kemi ulëritur nëpër shtëpitë tona, të zhgënjyer nga të gjitha sistemet në këtë vend; kemi parë shtet autokratik, shtet mashtrues, shtet arrogant dhe kemi hequr dorë së besuari. Nga ana tjetër, jemi po ne që vazhdojmë votojmë, shumë rrallë sepse besojmë dhe më shumë sepse shohim një interes personal si vend pune apo disa të holla më shumë në fund të muajit. Pak a shumë kemi krijuar një situatë të tillë: Një marrëveshje me pronarin e pallatit që “të paktën ashensorin bëje të aksesueshem për mua dhe unë nuk do të ankohem me grupin e banorëve kundër teje.” Pra në një farë mënyre i kemi dhënë shtetit akses të na përdorë, duke gjetur pikat tona të dobëta si varfërinë ekonomike. Ata që nuk janë përdorur, vazhdojnë thërrasin nëpër shtëpi e kafene e ankohen se këtu nuk ka protesta popullore. Por nga do të vijnë protestat dhe kërkesa e llogarisë ndaj shtetit, nëse ne nuk do të shohim përtej pragut tonë? Refuzimin ndaj shtetit ne e kemi ngatërruar me refuzimin ndaj Shqipërisë dhe si e tillë, ne kemi krijuar një plagë të madhe që do të mund të shërohej jo me njeriun e duhur në pushtet, por me një ndërgjegje qytetare për një të mirë të përbashkët.

4.  Beso dhe kontrollo, por beso!

Jemi momente përpara rindërtimit të shtëpive të rrënuara nga tërmeti. Shqetësimi i shumë njerëzve është : “A do të mbajë shteti premtimet?” Banorë të pallatit 12-katësh të Jedas në Durrës më shkruajnë në inbox duke hamendësuar se “Shteti fsheh diçka, pasi po vlerëson si të sigurt një ndërtesë që nuk bën e duhet shembur” Unë nuk di çfarë t’i përgjigjem sepse nuk jam inxhiniere. Ndoshta ai pallat bëhet prapë, ndoshta siç inxhinierja Luljeta Bozo tha, nëse hekuri nuk ka probleme, atëherë me një ri-konstruksion shumë më të fortë, ai pallat mund të bëhet i banueshëm. Por ajo çfarë kërkohet tani nga qytetarët është që të mos shkruajnë në Facebook e të mos ngrenë pyetje në biseda me njëri-tjetrin, por të kërkojnë llogari në shtet; duke besuar se do të marrin ndihmën e duhur. Pikë se pari, shteti që është bashkëfajtor me ndërtuesin në këto dëme të mëdha, ka përgjegjësi. Kryeministri Rama nuk ka pse t’i premtojë djalit të vogël që u hodh nga kati i 5-të se do ta marr në shtëpi, por ka për detyrë t’i gjejë strehimin e duhur e t'i garantojë që shkolla e tij është e sigurt. Duke filluar nga Rama dhe të gjithë poshtë tij, janë nëpunës. Këtë duhet të kuptojmë ne. Ata punojnë për ne! Me votat tona ne i kemi punësuar këta njerëz jo të “zotërojnë” Shqipërinë, por të menaxhojnë Shqipërinë. Ndaj s’kemi pse druhemi të kërkojmë të gjitha të drejtat tona deri në fund. Si banorë të shtëpive të dëmtuara, duhet të marrim në konsideratë shtetin dhe as OJQ-të e mediat dhe as asetet tona (kur ne tashmë kemi paguar për ato shtëpi të pasigurta). Këtu unë mendoj se fillon një përmirësim i marrëdhëies me shtetin dhe një përmirësim i qeverisjes. Në momentin që e sheh shtetin si nëpunës dhe njeh detyrimet që ai ka ndaj teje, fillon ti kërkosh llogari. Banorët e 12-katëshit të JEDAS  të organizuar duhet të kërkojnë pikë se pari një vlerësim me komunikim me shkrim e me vulë dhe jo me gojë, as me mikrofonat e Top Channel, nga inxhinierët specialistë se pallati mund të jetë i banueshëm (nëse rezulton i tillë). Më pas banorët duhet të ndajnë me shtetin strehimin deri në rregullimin e shtëpive, masat që do të merren ndaj pronarit, sqarimin e çështjes së kredive dhe çështje të tjera që i përkasin shtetit, si rregullator. Shteti bëhet i vlefshëm kur ti e njeh atë dhe nëse banorët do të jenë aktivë dhe të mirëorganizuar, kanë më shumë shanse të shpërblehen për të gjitha dëmet e tyre, sa po të heqin dorë që në fillim prej legjendave të “fshehjes së informacionit” apo se “shteti nuk bëhet.”  Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri dhe na ka penalizuar si popull është se ne i kemi parë dhe i kemi pranuar qeveritë si “pronare” dhe gjithmonë e më shumë jemi tërhequr nga kërkesa e llogarisë. Pra nuk kemi vepruar si qytetarë, por thjesht si shtetas të çertifikuar që “ndodh” të jetojnë në pronat e qeverive. Në këtë mënyrë, duke neglizhuar nga mosbesimi dhe duke u tërhequr mbrapsh, ne u kemi dhënë liri politikanëve të keqtrajtojnë pushtetin. Arroganca e Edi Ramës gjatë këtyre ditëve të post-tërmetit, është dëshmi e marrëdhënies që ne kemi krijuar me të. Ne e kemi marrë të mirëqënë që ai po keqqeveris dhe s’ka asnjë shpresë të ndryshojë derisa ai të tërhiqet vetë apo një parti opozitare t’ja dalë të fitojë zgjedhjet dhe nga ana e tij Rama, e ka marrë të mireqënë që sadoqë edhe mund të ketë bërë vepra të mira, përsëri ato nuk do të dalin dot në dritë, sepse asnjë nuk ka besim.

5. Mos kërko çfarë vendi do të bëj për ty, por ti ç’do të bësh për vendin

Nëntitulli është shprehja e famshme e presidentit të ndjerë amerikan John F. Kennedy. Sot, më shumë se kurrë ne kemi nevojë ta dëgjojmë këtë. Mua më pëlqen të marrë mësime nga çdo tragjedi apo dështim dhe drama e 26 Nëntorit duhet të na japë një mësim që ky vend nuk rindërtohet dhe ecën përpara nëse ne do të rrimë e do të presim nga qeveritë e nëse s’na vjen gjë, të braktisimin vendin. Po nuk ndryshoi marrëdhënia jonë, askush, as edhe unë apo ti që po e lexon e mund të kesh 100 ëndrra e ideale të tipit "po ta kisha unë qeverinë në dorë", nuk do të jemi të aftë për të mirë-qeverisur. Ne presim të vijë ai apo ajo “e duhura” që ta marrë këtë vend në dorë dhe harrojmë që mospërfilljen e krijojmë vetë. Unë, për shumë që arritën deri në fund të këtij shkrimi, mund të jem delirante, mund të jem naïve, por si në kontakt me qindra njerëz çdo ditë, jam pak e lodhur nga thirrjet përsëritëse “Ku është shteti?” kur askush nuk çohet ta kërkojë, me votë; me protesta, me kërkesa llogarie. Ne harrojmë shpejt dhe këtë e kemi treguar me 97-ën, kur sollëm në qeveri sërish të njëjtit njerëz, e kemi treguar edhe kur kemi votuar ish-komunistë, por mendoj se është koha të mos harrojmë më. Shteti duhet të dënojë të gjithë fajtorët për këto dëme të mëdha që shkaktuan 51 viktima dhe duhet t’u përgjigjet një më një të gjithë premtimeve, por është detyra jonë si qytetarë që të kërkojmë llogari për të gjitha këto premtime, është detyra e qytetarëve të tronditur që t’i shkojnë çështjeve të tyre deri në fund, nëse kërkohet edhe me forma ligjore, siç është edhe detyra e medias që të vendosë shtetin para përgjegjësisë, por edhe të ndërgjegjësojë qytetarin.

Unë mendoj se kjo është një kohë shumë e mirë të vëmë ca pika mbi i në marrëdhënien qytetar-shtet. Në të kundërt, paketoni valixhen dhe mbathjani, sepse kushdo të vijë në detyrë, do të ndihet po aq pronar sa tjetri që u largua. 

 

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Why is it good for us to trust the state?

Përse na bën mirë të besojmë tek shteti?

I'm sure from just reading the title, you have alluded to "What is this protecting the state for?" I would think the same thing if I saw this title everywhere. But getting involved in this crisis as a media, as an individual, and as a direct influence, made me think that we need to rebuild a relationship with the state. The less we continue to trust it, the more the state will deteriorate.

1. It is normal not to trust the state

At Anabel.al we conducted a survey asking “Where do you believe most will find help during difficult times? ”68% responded that they trusted their financial assets, 24% trusted non-governmental organizations / charities; 4% trust the media and only 3% trust the state. So the vast majority of Albanians believe first in their savings and investments and then in Arber Hajdari, Elvis Naci or NGOs like Red Cross etc. The percentage of those who believe in the state is terribly small, almost negligible. But this is not a surprise. Neither for us nor for more developed countries. Even in a 2018 UK poll, though the figures were higher for those you believe in, again, the state was last seen as a "bailout." Even if we were to conduct this poll in the States In the United States or in France, we would have almost the same order of trust: Personal Finance, NGOs, the Media and the State. So low is confidence in governments even in more developed democracies, that after the 2008 financial crisis, many economists began to study the case of the Nordic countries that easily and successfully overcome this crisis. Everyone was wondering what Norway, Findland, Sweden, which has no neighbors, and the answer of Dagfinn Hoybraten, secretary general of the Nordic Inter-ministerial Council, has confidence in politicians. "Nordic citizens have shown that they have a much higher degree of trust in each other, in politics, in government, in the legal system than in the rest of the world."

That being said, I am not delusional to think that our state is comparable to the UK, US or France, but it is important to first understand that our attitude towards the state is not isolated, but lack of trust accompanies the peoples of the more developed democracies, where we have emigrated or want to emigrate. Only with one very fundamental change: The percentage of our confidence in the state is much lower, and I am not in a hurry to say much more alarming than in other countries' polls.

2. Help me, help you

Our almost severed relationship with the state was also witnessed during the tragedy of November 26th. I have been in contact with people affected by the tragedy almost all the time, whether on the ground or on Anabel's social networks. Our inbox (and I'm sure of almost all major portals) broke the record for the number of communications in these 10 years of activity. Of course, it didn't help that the state, for at least the first 30 hours, was not "summing up" to create a headquarters, a system of guidance on where people would turn to for help or assistance. But despite the fact that people terrified by the lack of state many times, did not even count, even when the state was there. What struck me, most affected by the tragedy, was their refusal to cooperate or lack of understanding. Many wrote to us after 24 hours of the tragedy that "the state is stinky that we are not worth it" without realizing that our state does not have the assets to extract corpses, to shelter, to register and evaluate all damaged housing within 24-48 hours. 90% of the countries in the world do not have it. This is not to say that it will not appreciate. Just a little patience, we calmed down in the inbox. Another phenomenon of non-cooperation was that of the injured who sought tents in front of their houses or palaces. I'm not talking about mothers with young children and no relatives; I'm talking about families with physically healthy adults, mothers with 25-year-old boys who refused to go to the center to get help or to shelter in tents because they wanted the state to distribute the tents in every home. "We don't move here to steal from us" was the most common reason, but wouldn't the 10,000 others being stolen in camps or in families in Pristina be stolen? How can the state track down tents wherever they want and furthermore set up tents near danger areas? Understanding the trauma, this evidence shows that we need to be mindful of that famous Tom Cruise expression in "Jerry Maguire" when he says "Help me, help you" Help me, help you. Solidarity is required on all sides, where possible.

3. The state will steal if you don't see beyond your doorstep.

A 19th-century French diplomat, Joseph Maistre, sealed the famous phrase, "Every nation deserves its government."

In my opinion, this expression is questionable on a case by case basis, but in the case of Albania, of a democracy where governments come to power by our votes, I am afraid this expression is best applied. The dysfunctional relationship we have with the state can be simplified by an ordinary episode in our palace / neighborhood. If we pay monthly for the elevator and the stairs and stairs are still unclean and the elevator is blocked every week, then what is the value of staying in our homes and screaming "Here the owner steals!" Unless we knock on the door and we ask for an explanation of where our revenue goes and why we do not get the payment service we do, then things will change. If we get organized, things are sure to change even faster. For the last decade mostly, we've been the ones screaming in our homes, disappointed by all the systems in this country; we have seen an autocratic state, a deceitful state, an arrogant state, and we have given up believing. On the other hand, it is us who continue to vote, rarely because we believe and more because we see a personal interest as a job or some extra money at the end of the month. We have more or less created such a situation: An agreement with the owner of the palace that "at least the elevator is accessible to me and I will not complain to the group of residents against you." So in a way we have given the state access to use us, finding our weaknesses as economic poverty. Those who are unused continue to call home and coffee shops complaining that there are no popular protests here. But where will the protests and the demand for the account come from if we do not look beyond our doorstep? We have confused rejection of the state with rejection of Albania, and as such, we have created a great wound that could be healed not by the right man in power, but by a civic conscience for the common good.

4. Believe and control, but believe!

We are moments before the earthquake-ravaged houses are rebuilt. The concern of many is: "Will the state keep its promises?" Residents of the 12-storey Jeda palace in Durres write to me inbox saying "The state is hiding something, as it is safely evaluating a building that does not do well collapsed ”I don't know what to answer because I'm not an engineer. Maybe that palace becomes back again, maybe as engineer Luljeta Bozo said, if iron has no problems, then with a much stronger re-construction, that palace can become habitable. But what is now demanded of citizens is not to write on Facebook and not raise questions in conversations with one another, but to request a state account; believing they will receive the right help. First of all, the state that is guilty of the builder in these great damages has responsibility. Prime Minister Rama does not have to promise the little boy jumping from the 5th floor that I will take him home, but he has to find the right accommodation and guarantee that his school is safe. safe. Starting from Rama and everyone below him, they are clerks. This is what we need to understand. They work for us! With our votes we have hired these people not to "own" Albania, but to manage Albania. So we don't have to fear to claim all our rights to the end. As residents of damaged homes, we need to consider the state and neither the NGOs nor the media nor our assets (when we have already paid for those unsafe homes). Here, I think, an improvement in the relationship with the state and an improvement in governance begin. The moment you see the state as a civil servant and recognize your obligations to you, you begin to demand an account. Residents of the 12-storey JEDAS organized should firstly request an assessment by written, sealed and non-verbal communication, nor by Top Channel microphones, from specialist engineers that the building may be habitable (if it turns out such). Residents will then have to share housing with the state until housing is regulated, measures to be taken against the landlord, clarification of the issue of loans and other matters pertaining to the state, as the regulator. The state becomes valuable when you know it, and if residents are active and well-organized, they are more likely to be compensated for all their damages than if they first renounced "information hiding" or that "the state does not become." What has happened in Albania and penalized us as a people is that we have seen and accepted governments as "proprietors" and have increasingly withdrawn from the accounting requirement. So we have not acted as citizens, but merely as certified citizens who "happen" to live on government property. In this way, by neglecting distrust and retreating, we have allowed politicians to abuse power. Edi Rama's arrogance during these post-earthquake days is evidence of the relationship we have established with him. We have taken it for granted that he is mismanaging and has no hope of changing until he withdraws himself or an opposition party wins the election, and on his part Rama has taken it for granted that he may as well to have done good deeds, again they will not come to light, because no one has faith.

5. Don't ask what place I will do for you, but what you will do for the place

The subtitle is the famous expression of the late US President John F. Kennedy. Today, more than ever we need to hear this. I enjoy learning from any tragedy or failure, and the drama of November 26th should teach us that this country does not rebuild and move forward if we are to wait and wait for the governments and if we fail to give up place. Unless our relationship has changed, no one, not even me or you who is reading and can have 100 dreams and ideals, will not be able to govern well. We wait for him or her to come to this "right" place and forget that we create the disregard for ourselves. I, for many who have reached the end of this writing, may be delirious, may be na ,ve, but as in contact with hundreds of people every day, I am a little tired of the repeated "Where's the State?" Repetitive cry when no one gets up to ask for it, by vote; with protests, with account demands. We quickly forget, and we showed this with 97, when we brought in the same people again in government, we showed it when we voted for former Communists, but I think it's time to forget. The state must punish all the culprits for these great damages that caused 51 casualties and must respond one by one to all the promises, but it is our duty as citizens to hold accountable for all these promises, it is the duty of the citizens shocked to move their cases to the end, if required by legal forms, such as the media's duty to hold the state accountable, but also to make the citizen aware.

I think this is a great time to put some points on it in the citizen-state relationship. Otherwise, pack your suitcase and run away, because whoever comes to office will feel as much of an owner as the other one who left.

Copyright Anabel.al / Reprinting is prohibited without the editor's permission.