Pushteti

Pallati mbretëror reagon pas skandalit seksual të princit

Shkruar nga Anabel

3 Dhjetor 2019

Pallati mbretëror reagon pas skandalit seksual të princit

Muajin e kaluar, Princ Andrew u bë kryefjala e titujve pasi adresoi për herë të parë shoqërinë me Jeffrey Epstein, miliarderin 66-vjeçar që u akuzua për krime të shumta seksuale dhe vrau veten në qeli.

Epstein akuzohej për trafikim seksual të vajzave minorene.

Lidhja me Princ Andrew dhe Epstein u mundësua pasi u publikuan disa imazhe të princit në vilën e miliarderit, realizuar në vitin 2010. Princi dha një intervistë për BBC Newsnight për të sqaruar situatën, por thjesht përkeqësoi gjendjen. Ai hoqi dorë nga gjithë detyrat mbretërore.

Sot, Virginia Giuffre, dikur Virginia Roberts, vajza me të cilën thuhet se Princ Andrew ka abuzuar seksualisht, dha një intervistë për Panorama TV. Ajo tha se e sollën në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte 17 vjeçe, posaçërisht për të bërë seks me Princ Andrew. “I nxis njerëzit në UK të mos e konsiderojnë normal një veprim të tillë,” tha ajo.

Buckingham Palace iu përgjigj intervistës së Giuffre me një deklaratë për shtyp.

“Mohojmë kategorikisht akuzat që Duka i York-t ka pasur marrëdhënie seksuale a të ndonjë lloji tjetër me Virginia Roberts,” shkruhet në deklaratën e publikuar të hënën mbrëma. “Çdo aludim për të kundërtën është fals dhe i pabazë.”

MOS I HUMBISNI