British Fashion Awards, që feston kotributin e dizajnerëve, artistëve dhe krijuesve, modeleve dhe ikonave të stilit që njihen për risitë e tyre në modë, nuk zhgënjeu sërish.
Julia Roberts shkëlqeu me një trupore Armani të zezë me gurë vezullues.
Roberts dhe Cate Blanchett prezantuan çmimin Outstanding Achievement, i cili iu dha Giorgio Armani-t.
Rihanna rrëmbeu çmimin Urban Luxe për markën e saj Fenty. Riri veshi një fustan të shkurtër shoqëruar me një pallto-tyl.
Shailene Woodly i habiti të gjithë me veshjen Moncler x Pierpaolo Piccioli.
Naomi Campbell si gjithmonë shkëlqeu me një fustan të gjatë Alexander McQueen, të tejdukshëm në disa pjesë, i gjithi i punuar me qëndisje.
Tracee Ellis Ross zgjodhi një fustan të bardhë, një me lule, ndërsa Emilia Clarke besoi te magjia e të verdhës.
Yje të tjerë:
Burimi: Today