KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2019: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2019

Ky muaj do të jetë pak më ndryshe se pjesa tjetër e vitit. Me planetet e grumbulluara në shtëpinë e dymbëdhjetë të vetmisë, duket se do të keni nevojë për pak kohë vetëm, në mënyrë që të mendoni dhe të bëni gati disa strategji të reja për vitin në vazhdim. Kjo është një ide e mirë pasi po hyni në një nga vitet më të mira të jetës suaj, duke filluar nga 19 dhjetori.

Për ta shijuar në maksimum, do të duhet që të mendoni se çfarë po ndodh në jetën tuaj dhe çfarë nevojitet që të ndodhë. Mendoni për qëllimet e ardhshme dhe filloni të largoni gjërat që nuk ju emocionojnë më.

Këtë muaj, më 2 dhjetor, Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të hyjë në Bricjap, që lidhet me një pjesë private tuajën. Ky moment shënon edhe fundin e një cikli të gjatë dhe përgatitjen e një etape tjetër.

Hëna e plotë do të sjellë një atmosferë të mirë për romancën, në datë 11 dhjetor, plus minus katër ditë. Hëna do të ndikojë në shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Në vend të dashurisë, mund të përqëndroheni te dëshira për të pasur një fëmijë. Nëse keni fëmijë, një prej tyre do t’ju bëjë krenar.

Duket se në këtë periudhë po mendoni pak për shtëpinë ose pronat që zotëroni. Nëse shpresoni të lëvizni ose të bëni rregullime, mund të merrni vesh një lajm të papritur, të lumtur që mund t’ju ndihmojë të përparoni me planet gjatë fundjavës së 14-15 dhjetorit. Ka gjasë që të lëvizni me njeriun e zemrës.

Duke qenë sezon pushimesh, është një kohë e vështirë për t’u marrë me çështjet e shtëpisë.

Jeni me fat që në këtë muaj keni Marsin në shtëpinë e dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve, një trend që filloi muajin e kaluar në 18 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 3 janar. Në këtë periudhë, do ta keni më të lehtë të vendoseni në kontakt me dikë të nivelit të lartë, që do t’ju ndihmojë të përparoni.

Momenti më i rëndësishëm do të jetë në eklipsin e Hënës së re në 25/26 dhjetor (në varësi të vendodhjes), kur disa lajme të papritura do t’ju bëjnë të hidheni nga gëzimi. Lajmet do të lidhen me jetën personale dhe ndoshta me diçka që nuk dëshironi ta ndani me të tjerët. Ka gjasë që të fejoheni, martoheni ose prisni një fëmjë. Ose mund të lidhet me lançimin e një produkti të rëndësishëm.

Dielli dhe Jupiteri do të bashkohen më 27 dhjetor, duke e shndërruar këtë ditë në ditën më të bukur të vitit 2019.

Nëse nuk po dilni me dikë ose nuk keni në plan të martoheni, atëherë mund të ketë të bëjë me një bashkëpunëtor në biznes.

Keni një muaj të shkëlqyeshëm përpara i dashur Ujor – shfrytëzojeni sa më shumë!

Ky do të jetë një muaj i jashtëzakonshëm. Ngjarjet do të ndodhin shumë shpejt tani që Neptuni, sundimtari juaj, shkoi në prapavijë më 21 qershor dhe vetëm në 27 nëntor shkoi në pozicion normal. Projektet, marrëdhëniet dhe vendimet e tanishme do të ecin përpara dhe do ta ndjeni energjinë dhe optimizmin.

Ky muaj sjell Jupiterin në shenjën e Bricjapit më 2 dhjetor, duke iu bashkuar Saturnit, Plutonit dhe Afërditës (deri më 19 dhjetor) dhe më vonë, pas 21 dhjetorit, Diellin dhe eklipsin diellor të Hënës së re më 25/26 dhjetor (në varësi të vendodhjes suaj). Të gjithë këto planete kanë ndriçuar shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqësive dhe grupeve shoqërore.

Miqtë e rinj do t’ju entuziazmojnë të zgjeroni rrethin shoqëror. Ata do t’ju japin ide të reja dhe kurajo për të ndjekur ëndrrat tuaja. Mund të takoheni me një person që ka gjasë të bëhet mentor për ju. Romanca gjithashtu mund të shkëlqejë pasi shumë njerëz të rinj do t’ju vinë rrotull.

Dhjetori është muaji më social i vitit. Do të ftoheni në një ose dy festa magjike ose darka. Shtëpia e njëmbëdhjetë është gjithashtu shtëpia e shpresave dhe dëshirave, ku shpesh do të gjeni diçka për të ëndërruar. Mund të jetë një ëndërr shpirtërore ose një çështje materiale, por në të dyja rastet, është diçka për të cilën shpresoni prej kohësh.

Një detyrë është miratuar ose do të miratohet së shpejti. Me përfshirjen e Jupiterit, priten para bujare. Ky duhet të jetë një lajm për të cilin duken se shpresoni prej kohësh.

Më 11 dhjetor, Hëna e plotë do të sjellë në vëmendje një çështje familjar. Mund të mblidhni familjarët, mund të darkoni të gjithë bashkë.

Ka gjasë që të udhëtoni në distancë për të marr pjesë në një ngjarje të rëndësishme. Do të ndesheni me disa lajme të papritura, por të gëzueshme.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI