Siç mund ta keni lexuar, Anabel.al raportoi disa orë më parë se njerëz të shumtë i janë drejtuar farmacive për mjekime qetësuese, pas ankthit dhe stresit të katastrofës natyrore të 26 nëntorit. Një farmaciste, posi të tjera para saj, iu drejtua @anabel_hostel për të ngritur shqetësimin se njerëzit po kërkojnë anksioliltikë (agjentë kundër ankthit) si alprazolam (Xanax), diazepam (Valium) dhe lorazepam (Titus), barna të cilat hyjnë në grupin e Benzodiazepinave dhe nuk duhen konsumuar pa recetën e mjekut. Me çfarë mund të zëvendësohen?
Megi Kociaj, që ka mbaruar studimet për Neuroshkencë në King’s College në Londër dhe është themeluese e blogut @Bananaditar (blog për shëndetin mendor dhe mirëqenien) thekson në një video në Instagram se të tilla ilaçe shkaktojnë në organizëm dëme të parikuperueshme. “Së pari krijojnë varësi dhe së dyti ndryshojnë strukturën e disa receptorëve në tru, ndaj e vetmja mënyrë jepen me recetën e mjekut. Në vende si Mbretëria e Bashkuar nuk jepen më për të trajtuar ankthin, por vetëm për të trajtuar probleme si epilepsia për shembull,” thotë Megi.
Sipas saj, medikamente të tilla mund të zëvendësohen me çajrat, si çaji i malit dhe ai i kamomilit. Videon e plotë me të tjera detaje të nevojshme e ndiqni në vijim.
View this post on Instagram