Fashion & Beauty

Çfarë do të vishja çdo ditë

Ato kanë të përbashkët dashurinë për elegancën, klasiken dhe materialet e mira. Një psikologe, një ekonomiste dhe një prezantuese ndajnë me Viol Xhafajn sekretet e stilit të tyre dhe zbulojnë disa marka në gardërobë.

MERI DISHNICA
Psikologe
“Stili im është elegant, klasik dhe romantik. Një stil pa shumë mundim. Nuk jam nga ato blerëset e fiksuara që bëjnë shopping çdo fundjavë, por nëse më kap syri ndonjë veshje që më pëlqen në vitrinë, nuk e mendoj dy herë. Më pëlqejnë shumë marka amerikane, si: Calvin Klein, Guess, Banana Republic, Max Azria.”

ELONA VARFI
Këshilltare/ Ministria e Bujqësisë
“Lady-like, klasike dhe krijuese, do ta quaja stilin tim. Veshja ime tregon për atë gruan që unë dua të jem në të ardhmen. Në pjesën e parë të ditës, për shkak të punës, kam një stil zyrtar dhe preferoj veshje klasike Max Mara apo Valentino, ndërsa në fundjavë, së bashku me çantën time Luis Vuitton, zgjedh këpucë me platformë e veshje nga D&G, Fendi apo Chanel. Më pëlqen të blej më shumë jashtë vendit dhe Londra është e preferuara ime për shopping.”

FLORIANA GARO
Prezantuese moti / ABC News
“Këpuca dhe çanta bëjnë diferencën në një femër. Sikur të mundja, një të hënë paradite veshja perfekte nga gardëroba ime do të ishte: këmishë mëndafshi Versace, fund tub i zi Max Mara, këpucë me taka Just Cavalli, pallto Raxevsky dhe çanta D&G. Ndërsa për një të shtunë mbrëma do të zgjidhja një fustan të Roberto Cavalli-t, pallto të Giorgo Armani-t, këpucë Jimmy Choo dhe çantë Max Mara. Nuk do të vishja kurrë diçka në stil mashkullor apo që s’do ta komplimentonte trupin tim.”

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----news/472