Showbiz dhe TV

Lei Kraja dhe Robert Berisha, një histori që përsëritet, e përsëritet e përsëritet

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2019

Lei Kraja dhe Robert Berisha, një histori që përsëritet, e

Prej kohësh, programet televizive përpiqen që të ngacmojnë sa herë të kenë mundësi Robert Berishën dhe moderatoren e Digitalb, Lei Krajën, përsa i përket një romance mes tyre. Që në puntatën e parë të “Dance with me 5” në shtator të një viti më parë, Robertit iu hidhën fjalë (si pa të keq) në lidhje me raportin e tij me Lein. Asokohe, Berisha ishte ende i martuar me Norën.

“Ti Robert mos u hutove gjë nga bukuria e kësaj vajze që është veshur kaq bukur sot? Se ti ke shumë fat në jetë, të qëllojnë vetëm vajza me këmbë të gjata me fizik shumë ngacmues. Nora Istrefi nga mëngjesi deri në darkë duhet të kesh shumë hutime gjatë ditës, por edhe këtu në skenë...”

Në dhjetor të 2018-s, në “Shiko kush luan”, Lei u pyet sërish se “nëse Robert Berisha nuk do të ishte i martuar, a do të ishte i dashuri i saj dhe pse”. Moderatorja iu përgjigj me “pse jo”, duke shtuar se Roberti është i pashëm dhe tërheqës. Megjithatë theksoi asokohe se Roberti është i martuar dhe diçka e tillë nuk mund të ndodhë.

Në shkurt të këtij viti, në një intervistë për Panorama Plus, Lei u pyet për zërat se Nora ishte bërë xheloze për të.

“Muajt bashkë kanë qenë shumë pozitive. Jam e lumtur që kisha partner Robertin. Por Nora në asnjë moment nuk e besoj që ishte xheloze, pasi Roberti gjithë kohës e kishte mendjen te Nora dhe Renee,” tha ajo.

Megjithatë ngacmimet për dyshen Robert-Lei vazhdojnë ende. Jo më kot, të dy ishin të ftuar në “Shiko kush luan” dje mbrëma. “Po tani që është beqar, çfarë ka për të thënë Lei?” u pyet ajo sërish.

“I bukur, i gjatë, vetëm me qenë qorre mos ta shoh,” tha Kraja, që mund të ishte treguar më e kujdesshme me gjuhën e përdorur. Ajo renditi një sërë karakteristikash fizike të Berishës. “Njëjtë edhe për mua,” tha Roberti nga ana tjetër. “Është e bukur, unë jam beqar,” përfundoi ai.

Si për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit, në fund të emisionit Berisha u shpreh se “do të shkojë me Lein në autostradë”. Kujtojmë që gjatë programit, moderatorja deklaroi se në autostrada është vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks.

Me ose pa qëllim, Lei dhe Roberti prodhojnë lajm, ndaj do të vazhdojnë të ngacmohen sa herë të jenë të ftuar nëpër emisione, të paktën derisa të mos flasim më me nënkuptime. Deri atëherë, ne na ngelet të dëgjojmë të njëjtën histori sërish, e sërish e sërish.

Lei Kraja dhe Robert Berisha, një histori që përsëritet, e