Showbiz dhe TV

Si është puna me Faton Shoshin, që këngëtarët s’e duan si menaxher

Shkruar nga Anabel

23 Nëntor 2019

Si është puna me Faton Shoshin, që këngëtarët
Ledri Vula dhe Faton Shoshi

Dje, u bë me dije se Ledri Vula, një reper tejet i suksesshëm në vend, nuk do të jetë më nën menaxhimin e Faton Shoshit. Nuk dihen ende arsyet a shkaqet, por dimë se marrëdhënia është miqësore ngaqë ndiqen ende në Instagram. Provë kjo, e pakundërshtueshme.

Ledri është artisti i katërt që heq dorë nga menaxhimi i Shoshit.

Si është puna me Faton Shoshin, që këngëtarët
Era Istrefi dhe Faton Shoshi

Faton Shoshin mund ta njihni kryesisht si ish të dashurin dhe ish menaxherin e Era Istrefit. Dyshja u nda profesionalisht dhe personalisht kur Era mori famë ndërkombëtare dhe nuk hasi suksesin e pritur me projektet në anglisht. Ata kishin mosdakordësi të shumta në lidhje me hapat e rradhës në karrierën e këngëtares dhe kështu i dhanë fund në 2016-n.

Si është puna me Faton Shoshin, që këngëtarët
Ledri, Buta dhe Faton Shoshi

Gushtin e kaluar, reperi Buta njoftoi gjithë moskokëçarje dhe krejt papritur se tani e tutje do të jetë nën menaxhimin e vëllait të tij, Qëndrim Januzi. Kur u pyet rreth shkëputjes, Shoshi tha se i lë artistët të lirë të bëjnë çfarë të duan dhe “kur nuk shkon bashkë, atëherë ndahen rrugët.” Ndërsa Buta tha se donte të ishte artist i pavarur.

Si është puna me Faton Shoshin, që këngëtarët
Zanfina Ismajli dhe Faton Shoshi

Gjithashtu vjet, Zanfina Ismajli bëri bujë kur deklaroi se ishte ndarë nga Faton Shoshi pas 11 vitesh bashkë. Besohet se gjatë kësaj periudhe, Shoshi ka shërbyer si menaxheri i saj. Natyrshëm, me ndarjen e çiftit erdhi edhe fundi i marrëdhënies profesionale. “Kur vjen fundi i besimit, vjen dhe fundi i lidhjes,” tha Zanfina asokohe.

Si gjithmonë, aty ku mbyllen katër dyer, hapet një dritare. Shoshi arriti të marrë nën menaxhim një artiste të re, e fokusuar në rep, që ka publikuar disa këngë minimaliste në YouTube. Ju e njihni si Lea e Alban Skënderajt, të tjerë e njohin si Balkanest në Instagram, por ajo quhet Rinesa Qeriqi dhe pritet të publikojë një projekt me producentin Eestbound.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by the Rinesance (@balkanest) on