News

Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat

Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat

Sado kontradiktore t’ju duket, nuk e mohoni dot që jeni të interesuar. Së pari, urojini ditëlindjen Brunes, që dje mbushi plot 25 vite në treg. Së dyti, tregohuni pakëz të duruar për të zbuluar dhuratat.

Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat

Stafi i Brunes, bashkëpunëtorë, klientë të kompanisë dhe emra të njohur të jetës publike në vend, u bënë bashkë dje në ambientet e showroom-it në autostradë për të kremtuar përvjetorin e rëndësishëm. Rreth 1500 njerëz shijuan pijet, ushqimet dhe shoqërinë e njëri-tjetrit para se të niste shfaqja e përgatitur. Drini Zeqo shërbeu si moderator gjatë mbrëmjes, e cila nisi një film të shkurtër mbi historikun e kompanisë dhe stafin, që është zemra e saj. Pas imazheve frymëzuese, në skenë u ngjit themeluesi i Brunes, Geront Çela, i cili u kujdes të falenderonte të gjithë ata që e kishin mbështetur Brunes këtë çerek shekulli: Stafi, klientët dhe bashkëpunëtorët. Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarjes, Eduart Shalsi, gjithashtu foli shkurtimisht për rolin e bizneseve si Brunes në ekonominë vendase. Dhe pas kësaj filloi festa me Lind Islamin dhe Juliana Pashën.

Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat

Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat

Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat
Themeluesi i Brunes, Geront Çela

Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat

Arritët deri këtu, pra është momenti të zbuloni dhuratat. E para është gjigante. Është aq e madhe sa nuk paketohet dot me letër me lule e ngjyra. Është showroom-i i ri i Brunes, në kuptimin e parë të fjalës më i madhi në vend. I vendosur në katër kate dhe rreth 10 mijë metra katrorë, ky showroom kënaq dëshirat e çdokujt. Është e pamundur të mos gjeni atë që jua do halli apo zemra.

Çdo kat ka një tematikë të caktuar. Në katin e parë, gjeni çdo gjë për tualetin, duke nisur që nga dushi e deri te jacuzzi. Në katin e dytë gjeni një labirint divanesh e kanapesh, kolltuqesh dhe poltronash. Në katin e tretë gjeni shtretër që të ftojnë të shtrihesh e të marrësh një sy gjumë. Prandaj nuk e zbuluam ç’ka në katin e katërt. Do ta zbuloni ju për ne. Nuk do t’ju gjykojmë nëse ju zë gjumi te i treti, ta dini. Dyshekët Tempur janë shumë ndjellës.

Dhurata e dytë e Brunes për ju janë uljet masive që po bëjnë për hir të ditëlindjes. Çdo produkt i Brunes, në çdo pikë tyren, do të jetë me 25-60% ulje. Dhe njëherë: 25-69% ulje për çdo produkt, kudo që lexon Brunes. Imagjinojeni pak. Kuzhina e ëndrrave tuaja është papritur brenda buxhetit. Madje, mund të blini dhe një tavolinë të vogël për të kopsitur sallonin. Ah, po ajo biblioteka. Tani është thuajse falas. Nëse këto ulje të frikshme s’ju motivojnë për ri/arreduar shtëpinë, nuk besojmë t’ju motivojë gjë. Uljet zgjasin deri në fund të 2019-s, kështu që quajini edhe si dhuratë Krishtlindjesh.

Në të vërtetë, dhuratën do t’ia bëni ju vetes, lëreni ç’themi këtu. Kur të jetoni në një shtëpi të arreduar nga Brunes me ndihmën e arkitektëve të tyre, do të ktheni kokën pas dhe do të falenderoni veten. Brunes nuk është rastësisht një gjigant në treg dhe jo më kot ka mbijetuar kaq gjatë. Me përvojën shumëvjeçare dhe me motivimin për të qenë gjithnjë e më të arrirë, fare mirë mund të themi që dy gjëra bëhen më të mira me kalimin e kohës: vera dhe Brunes.

Foto nga eventi:

Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat
Juliana Pasha në skenë
Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat
Geront Çela dhe Eduart Shalsi
Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat
Ambasadori japonez Makoto Ito dhe Geront Çela

Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat

Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat
Fjodora Fjora, Armand Peza, Marçela Lati
Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat
Eva Murati, Estela Ujka, Eraldo Rexha, Odeta Banushaj, Françeska Çoniku

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Others celebrate their birthday, you receive gifts

Të tjerë festojnë ditëlindjen, ju merrni dhuratat

As contradictory as it may seem, you cannot deny that you are interested. First of all, congratulations on Brunes birthday, which turned 25 years old yesterday. Second, be a little patient to discover the gifts.

Brunei staff, associates, company clients and prominent names in public life in the country came together yesterday on the highway showroom to celebrate the important anniversary. About 1,500 people enjoyed each other's drinks, snacks, and company before the show started. Drini Zeqo served as moderator for the evening, which launched a short film on the company's history and staff, which is its heart. Behind the inspiring images, the founder of Brunes, Geront Cela, took to the stage, who took care to thank everyone who had supported Brunes this quarter century: Staff, clients and associates. Entrepreneur Protection Minister Eduart Shalsi also briefly spoke about the role of businesses like Brunei in the local economy. And then the celebration began with Lind Islam and Juliana Pasha.

You got here, so it's time to discover the gifts. The first one is giant. It's so big that it can't be packed with floral paper and paint. It's the new Brunes showroom, literally the biggest in the country. Located on four floors and about 10,000 square meters, this showroom satisfies everyone's desires. It is impossible not to find what your heart or heart desires.

Each floor has a specific theme. On the first floor, find everything from toiletries, from the shower to the jacuzzi. On the second floor you will find a maze of sofas and sofas, armchairs and chairs. On the third floor you find beds that invite you to lie down and take a nap. So we didn't find out what was on the fourth floor. You will find out about us. We will not judge you if you fall asleep to the third, you know. Tempur mattresses are very evocative.

Brune's second gift to you are the massive discounts they are making for birthday's sake. Every Brunes product, at any point of their own, will be 25-60% off. And once again: 25-69% off every product, everywhere you read Brunes. Imagine it a little. The kitchen of your dreams is suddenly within budget. You can even buy a small desk for the salon. Ah, that same library. Now it's almost free. If these scary discounts do not motivate you to re-design your home, we do not believe anything will motivate you. Discounts last until the end of 2019, so call it a Christmas present as well.

In fact, the gift will be yours, leave us here. When you live in a house furnished by the Brunes with the help of their architects, you will turn your back and thank yourself. Brunes is not by chance a giant in the market and he has survived for so long. With years of experience and the motivation to become more and more mature, we can pretty much say that two things get better over time: summer and Brunei.