Social Buzz

Një dasmë në qiell: Nga dashuria për aviacionin, çifti martohet në avion

Shkruar nga Anabel

21 Nëntor 2019

Një dasmë në qiell: Nga dashuria për aviacionin,

Një grua nga Zelanda e Re dhe një burrë nga Australia e çuan në një nivel tjetër dashurinë që kishin për aviacionin duke u martuar gjatë një fluturimi.

David Valliant dhe Cathy Valliant kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një fluturim komercial Jetstar nga Sidney drejt Auckland.

Teksa avioni fluturonte nga njëri shtet në tjetrin, ata thanë betimet në një ceremoni të veçantë në pjesën e parme të kabinës.

Një dasmë në qiell: Nga dashuria për aviacionin,

Një anëtare e ekuipazhit të avionit shërbeu si punonjëse e bashkisë dhe pasagjerët e tjerë, si të ftuarit e dasmës.

“Ishte përvoja më e mrekullueshme e jetës sime. S’do ta harroj kurrë,” tha Cathy në një deklaratë.

Çifti u njoh online në vitin 2011, teksa të dy po luanin lojën “Airport City.” Dy vite më vonë, u takuan ballë për ballë në aeroportin e Sidney-t.

David donte që t’i propozonte gruas së tij të ardhshme në një fluturim nga Brisbane drejt Melbourne, por s’e lanë emocionet. Sidoqoftë i mblodhi forcat dhe i propozoi atë natë.

“Dashuria për aviacionin na afroi me njëri-tjetrin,” tha Cathy.

Ata u martuan zyrtarisht në aeroportin e Sidney-t, para se të niseshin për fluturim, por ceremonia në ajër është ajo që do të mbajnë mend tërë jetën.

Cathy donte të bënte diçka të veçantë për dasmën dhe pyeti linjën ajrore Jetstar në mund të martoheshin në një nga avionët e tyre.

Një dasmë në qiell: Nga dashuria për aviacionin,

“Donim të simbolizonim dashurinë tonë për aviacionin, Australinë, Zelandën e Re dhe për njëri-tjetrin,” shpjegoi Cathy.

Për fat të mirë, linja ajrore ra dakord dhe ndërmori hapat e nevojshëm për të bërë të mundur dasmën në qiell.

“Ishte një moment shumë i veçantë dhe pa dyshim, hera e parë që martoja një çift në ajër,” tha Robyn Holt, anëtarja e ekuipazhit që shërbeu si punonjësja e bashkisë për çiftin. “Jam e lumtur që luajta një rol në ditën e madhe të Cathy dhe David. Pasioni i tyre për aviacionin ishte i paharrueshëm. Edhe pasagjerët u kënaqën shumë.”

Momentalisht, Cathy dhe David banojnë në Melbourne.

Burimi: CNN